SHPERBLEHEN 10 ESETE ME TE MIRA TE FEMIJEVE ME TEMEN ‘PSE E DUA AMERIKEN’

11.07.17 09:34


Shoqata “Miqtë e Amerikës” ka ndarë shpërblimet dhe mirënjohjet për fituesit e 10 eseve më të mira me temën “Pse e dua Amerikën”, ku me çmimin e parë u shpërblye Breror Rexha, çmimi i dytë i ka takuar Elona Zeqirit, ndërsa me çmimin e tretë u shpërblye Lekë Rama.

    Kryetari i Shoqatës “Miqtë e Amerikës”, Agim Rexhepi, tha se qëllimi i kësaj ngjarje ka qenë që të ruhet miqësia me SHBA dhe të informohen gjeneratat e reja, për gjithë atë se çfarë raporte ka Amerika me Kosovën. “Dëshirojmë që fëmijëve t’ju gjendemi pranë. T’ju ofrojmë dashuri dhe mundësi për të shprehur atë se çfarë ndjejnë. Mbi të gjitha, t’i stimulojmë me të mira materiale. Forma tjetër është edhe elementi që përmes kësaj forme, fëmijët të debatojnë mes vete, me prind dhe personelin arsimor, sikurse me të afërmit e vet për këtë ese dhe në mënyrë indirekte të krijohet ura apo respekti indirekt”, ka thënë Agim Rexhepi, kryetar i kësaj shoqate.

    Fituesi i vendit të parë për esenë më të mirë Breror Rexha, tha se ndihet i nderuar për çmimin e marrë. "Ndihem i nderuar për çmimin e marrë. Ndihem shumë i gëzuar, që më kanë shpall mua fituesin e kësaj gare dhe i falënderoj për mundësinë që na e kanë dhënë të gjithëve, për me i shpreh aftësitë dhe talentet tona. Shpresoj që do të vazhdojmë për të bërë këtë dhe në të ardhmen, se do ta ndihmonte shumë rininë e Kosovës”, tha Rexha.

SHPËRBLEHËN 10 ESETË MË TË MIRA TË FËMIJËVE ME TEMËN ‘PSE E DUA AMERIKËN’