FILLON NDERTIMI I FUSHES SPORTIVE PER FEMIJET E FSHATIT PLESHINE

12.07.17 09:09


Në oborrin e një prej shkollave në Pleshinë, më 1 korrik ka filluar ndërtimi i fushës sportive e cila do të shërbej për nxënësit e kësaj shkolle. Gurthemelin për ndërtimin e kësaj fushe e vendosi kryetari i Komunës së Ferizajt, Muharrem Svarqa, së bashku me drejtuesit e shkollës, por edhe me bashkëpunëtore të tjerë. Pas vendosjes së gurthemelit drejtori i infrastrukturës Gafurr Ilazi tha se këto fusha sportive po ndërtohen në mënyre që të rinjtë të kenë sa më shumë mundsi t merren me sport.

“Të gjitha këto fusha kanë një dimension 105 metra gjatësi me 68 metra gjerësi dhe do të kenë edhe zhveshtoret e nevojshme. Ndërkaq shpresojmë që në të ardhmen kjo fushë do të grumbullojë talentet e rinjë të cilët tashmë pas integrimit të Kosovës në arenën ndërkombëtare sa i përket sportit do ta kenë edhe perspektivën e përfaqësimit më të mirë” ka thënë drejtori Ilazi. Ndërtimit të kësaj fushe sportive më së shumti i janë gëzuar banorët, por edhe nxënësit. Ata thonë se një fush e tillë sportive, është dashur të ndërtohet qysh me parë. “Jemi shumë të lumtur për këtë fushë. Me padurim presim që të përfundohet kjo fushë dhe ta shfrytëzojmë sa më parë. Të gjithë do të kemi mundësi ta shfrytëzojmë hapësirën në mënyrën më të mirë të mundshme”, tha Luli Arifi, 10 vjeç nga fshati Pleshinë. Vlera e projektit të këtyre fushave sportive që është një bashkëfinancim në mes Komunës së Ferizajt dhe Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal kap shumën rreth 110 mijë euro. Ndërsa fushat sportive do të jenë të gatshme për lojë e stërvitje pas tre muajsh.

FILLON NDËRTIMI I FUSHËS SPORTIVE PËR FËMIJËT E FSHATIT PLESHINË