BE DHE “LET’S DO IT” PASTROJNE PARKUN E GERMISE

13.07.17 09:29


Së bashku me të rinjtë e organizatës “Let’s Do It”, shefja e Bashkimit Evropian në Kosovë, Natalia Apostolova ditë më parë morri pjesë në aksionin e pastrimit të parkut të Gërmisë. Apostolova dha kontributin e saj për ti larguar mbeturinat në parkun e Gërmisë, të cilat, qytetarët e pandërgjegjëshëm e hodhën në këtë pjesë të kryeqytetit. Me këtë rast, Apostolova, bëri apel që mjedisi të mbrohet më shumë nga të gjithë banorët.

“Pothuajse cdo të dytën ditë, unë vrapoj në parkun e Gërmisë. Si të gjithë të tjerët, e shoh këtë pamje të cilën në fakt asnjëri prej nesh nuk dëshiron ta sheh. Nuk dëshirojmë të shohim kaq shumë mbeturina në këtë park. Duam një ambient të pastër dhe më të shëndetshëm për të gjithë. Do të duhej të ishte përgjegjësi e sëcilit qytetar, që të përkujdeset për natyrën dhe mjedisin”, theksoj Apostolova. Kritika për shoqërinë kosovare e cila po dëmton mjedisin dhe nuk kujdeset mjaftueshëm për vendin, pati edhe drejtori i organizates “Let’s Do It”, Luan Hasanaj. “Më shqetëson shumë fakti që me gjithë këtë, shoqëria jonë vazhdon të mos jetë e kujdesshme për ambientin. Jemi dëshmitarë që në vendin tonë po shkatërrohen pyjet, po ndotën lumenjte, kemi edhe gurrëthyesit të cilët po bëjnë dëmë të mëdha. Unë apeloj tek të gjithë qytetarët, të angazhohen e të kujdesën më shumë për mjedisin”. Ky aktivitet është organizuar në kuadër të Javës së Ndryshimeve Klimatike që po organizohet në bashkëpunim me zyrën e BE-së në Kosovë.

BE DHE “LET’S DO IT” PASTROJNË PARKUN E GËRMISË