NDAHEN CMIMET PER FITUESIT E “FERFILM”

13.09.17 12:58


Ka përfunduar festivali i filmit "FerFilm" 2017-të, i cili ka nis më 2 shtator dhe zgjati deri më 6 shtator në Ferizaj. Kësisoj në ceremoninë e mbylljes së festivalit u ndanë çmimet për filmat më të mirë të këtij edicioni.

Juria në përbërje të Mevlan Saracit, Lyobo Yonchev dhe Alina Cyranek vendosën që filmi ‘Oh, my love’ nga Kole Angelovski të shpërblehej si filmi më i mirë fiction. Çmimet e tjera që u ndanë ishin:

Filmi më i mirë dokumentar u fitua nga Yulia Kantcheva me filmin ‘In the Mirror’;

Filmi më i mirë i shkurtër u shpall ‘The children will come’ nga Ana Jakimska;

Filmi më i mirë dokumentar i shkurtër u shpall ‘Daniel’ nga Anastazja Dabrowska;

Filmi më i mirë i shkurtër i animuar u shpall ‘Round trip: MARY’ nga Zharko Ivanov; dhe

Filmi më i mirë i shkurtër eksperimental u shpall ‘Couplets for an Everlasting Eve’ nga Begoña Vicario”, kanë treguar zyrtarët nga ky festival.

Çmimi i parë ‘Special Mention’ shkoi për filmin ‘The garbage’ të Kushtrim Asllanit kurse, çmimi i dytë ‘Special Mention’ e ka fitoi filmi ‘Comrade Sebastian’ nga Martin Genovski.

Festivali ndërkombëtar i Filmit FERFILM u themelua në vitin 2013 nga një grup artistësh nga Ferizaj de më gjerë. Ky moment u konsiderua si iniciativë për promovim të kulturave dhe vlerave universale botërore përmes filmit si një metodë shumë dimensionale dhe atraktive.

FERFILM 2017