HAPET THIRRJA PER SKENEN E VOGEL TE TEATRIT KOMBETAR TE KOSOVES

09.11.17 13:50


Teatri Kombëtar i Kosovës në kuadër të politikave të tij kulturore për zhvillimin e skenës teatrore në Kosovë ka vendosur që të zhvillojë një program të veçantë nëpërmes të së cilit do të ofrojë mundësi për artistët e lirë të realizojnë idetë dhe konceptet e tyre artistike.

Me anë të programit “Skena e Vogël e Vogël” Teatri Kombëtar i Kosovës ka për qëllim që t’i mbështesë idetë kreative, inovative, origjinale të artistëve të ndryshëm të Kosovës, duke kontribuar kështu në prodhimtarinë teatrore në përgjithësi, por që mund të konsiderohen edhe si prurje të reja në skenën e këtij institucioni. Në kuadër të këtij programi, Teatri Kombëtar i Kosovës fton të gjithë artistët e lirë, dramaturgë, regjisorë, aktorë, dhe artistët e tjerë të Teatrit, që të aplikojnë me idetë e tyre në Programin “Skena e Vogël e Vogël”.

“Kriteret bazike të këtij programi janë idetë duhet të prezantohen në formën e një koncepti deri në katër faqe dhe duhet të përmbajnë informata për dramën/tekstin, autorët, ekipin e shfaqjes, konceptin artistik, buxhetin dhe CV e udhëheqësit të projektit. Teatri Kombëtar i Kosovës do të përzgjedhë deri në katër koncepte për vitin 2018, për t’u realizuar si shfaqje në skenën e vogël të këtij institucioni”, ka thënë Agron Myftari nga Teatri Kombëtar.

Datat për aplikim janë nga 1 deri më 30 Nëntor 2017.

 

SKENA E VOGEL E VOGEL 2017