JEHONA LUMI - “NGA SKENA E TEATRIT NE SKENEN E MUZIKES”

01.02.18 09:05


Një vajzë modeste dhe mjaft e këndshme, fama nuk e ka ndryshuar aspak edhe pse karakterizohet si një artiste e vërtetë dhe e pëlqyer shumë nga publiku kosovar. Këto epitete i përkasin këngëtares Jehona Lumi e cila gëzon një mirënjohje të madhe nga kolegët e saj në estradën kosovare. Këngëtarja që njëkohësisht është edhe aktore e njeh skenën, e zotëron atë, e ndjen këngën duke kultivuar një shije të re tek audienca. Me zërin e saj karakteristik të fuqishëm por njëkohësisht edhe të ëmbël dhe me paraqitjen e saj freskuese në skenike tërheq të rinjtë kudo ku shfaqet. Ja se çka na tregon Jehona për muzikë, artin dhe dëshirat e saj.

Çfarë zhanri të muzikës këndoni?

Jehona: Deri më tani më ka rënë të eksperimentoj me zhanre të ndryshme të muzikës por që kryesisht jam tek Pop Rock dhe R&B.

Cilat janë mesazhet e këngëve tuaja?

Jehona: Deri më tani kam të realizuara gjashtë këngë të cilat kryesisht flasin për ndjenjat dhe dashurinë.

Çfarë mendoni për skenën muzikore kosovare dhe çka kishit ndryshuar?

Jehona: Ka mjaft artistë të mirë por në të njejtën kohë ka edhe shumë këngëtarë 'robotikë' që ‘live’ ndoshta nuk janë në gjendje t'i këndojnë as këngët e veta. Mendoj që masa dalëngadal po vetëdijësohet dhe do e spastrojë tregun.

Dukeni shumë STYLISH në skenë, kush kujdeset për pamjen dhe stilin tuaj?

Jehona: Kryesisht vet, konsultohem me nënën dhe motrat por që vendimin se si të paraqitem në një event të caktuar në fund gjithmonë e marrë unë vet.

Nëse një ditë do të qeverisje botën, çka do të ndryshoje?

Jehona: Do t’i ndaloja të gjitha luftërat në botë, do ta zhdukja varfërinë dhe do të doja që të mbizotërojë paqja.

Cilin film e keni shikuar më shumë se një herë?

Jehona: John Q.

Cilat janë dëshirat tua për llampën e Alladinit?

Jehona: Zhdukja e luftërave në botë, një vizitë në hënë dhe një këngë që do të mbetej e pavdekshme përgjithmonë.

Në cilën periudhë të historisë kishe pasur dëshirë të jetosh?

Jehona: Ne këtë periudhë që po e jetoj tani.

Në cilin qytet do të kishe dëshiruar të jetosh?

Jehona: Mua më pelqen të udhëtoj shumë, por seriozisht nuk e di përse asnjëherë nuk e kam menduar se në cilin vend do të dëshiroja të jetoj. Ndoshta këtë periudhë tani do e jetoja më me qejf në New York, ndërsa pleqërinë në Zvicër.

Çfarë vëren së pari në një bisedë me dikë?

Jehona: Mënyrën se si ai/ajo qaset ndaj meje pasi ajo përcakton sjelljen time ndaj tij/saj në të ardhmen.

A është dashuria vetëm fjalë?

Jehona: Natyrisht që jo, dashuria është ndjenja më e mirë në botë, qoftë për familjen, të dashurin apo fëmiun tënd.

Nuk mund të jetosh pa...

Jehona: Pa ajër, pa ujë dhe pa ushqim.

Çka mendon kur je para pasqyrës?

Jehona: Nuk e shikoj shpesh veten në pasqyrë dhe zakonisht jam gjithë për nguti, bëj make-up dhe nisem për diku, mund të ketë ndodhur që duke e shikuar veten në pasqyrë kam menduar si ta zgjidh ndonjë problem apo preokupim që e kam pas në atë periudhë.

Po të mos ishit këngëtare, çka do të ishit?

Jehona: Muzika nuk është profesioni im, kam studiuar gazetarinë pra jam edhe këngëtare edhe gazetare. .

Po të detyroheshe të bëje diçka nga këto, cilën do zgjidhje: *Të luaje një rol negativ në një telenovelë *Të lash një grumbull të madh të enëve apo *Të hidheshe me një litar mbrojtës nga një lartësi e madhe?

Jehona: Unë jam fëmiju më i madh në familjen time kështu që kam larë enë shpesh herë për ta ndihmuar nënën time hahaha, jam hedhur me paragliding dy herë kështu që rol negativ nuk kam pasur asnjëherë në ndonjë film, mendoj se do e kisha e pranoja opsionin e tretë.

Na tregoni diçka interesante që të tjerët nuk e dinë për ju?

Jehona: Ndoshta që kam luajtur në shumë shfaqje teatrale si në Kosovë, Gjermani, Poloni.

Çfarë preferoni më së shumti nga garderoba juaj?

Jehona: Një parë xhinse të rehatshme, një bluzë dhe mbathje të rrafshta, këto janë rrobat që unë ndihem rehat dhe i vesh shumicën e kohës.

Cilit lloj të ëmbëlsirës kurrë nuk i thoni jo?

Jehona: Nuk ha shumë ëmbëlsira por Tiramisunë asnjëherë nuk e refuzoj.

Pemët dhe perimet tuaja të preferuara?

Jehona: Fatkeqësisht unë nuk ha pemë thuajse asnjëherë, është ndoshta çudi por nuk i shijoj aspak, për zor ndoshta do e kisha ngrënë ndonjë portokall, ndërsa nga perimet më së shumti i preferoj domaten dhe lakrën.

Prej botës së të famshmëve zgjedhi tre persona të cilët do t'i kishit ftuar për darkë?

Jehona: Rihanna, Stevie Wonder dhe Bon Jovi.

Rekomando një këngë për të kërcyer, një film ku mund të shfryhesh nga të qajturit dhe një baladë që mund të dëgjohet me dekada?

Jehona: Një këngë që patjetër të bën të kërcesh e që i ka mbijetuiar kohës është padyshim 'Macarena' nga Los del Rio, një film që unë mendoj që secilin njeri do e bënte të qaj është 'Now is good', një nga baladat që është dëgjuar, dëgjohet dhe do të dëgjohet edhe në dekadat e ardhshme mendoj se është 'I Will Always Love You' nga Whitney Houston.

Çfarë mendoni për të rinjtë e Kosovës dhe cila është porosia e juaj për ta?

Jehona: Kosova mendoj se ka një rini të shëndoshë dhe shumë të mirë, porosia ime për ta do të ishte që të mësojnë, të punojnë shumë dhe të mos dorëzohen deri në realizimin e dëshirave dhe ëndërrave të tyre.

Profili

Emri dhe Mbiemri: Jehona Lumi

Data e lindjes: 01.11.1991

Vendi i lindjes: Suharekë

Gjatësia: 1.63 cm

Pesha: 55 kg

Ngjyra e syve: Kafe

Ngjyra e flokëve: Kafe

Ushqimi i preferuar: Pastat

Muzika e preferuar: Pop Rock dhe R&B

Këngëtari i preferuar: Stevie Wonder

Pija e preferuar: Uji natyral

Ngjyra e preferuar: E zeza

Talenti sekret: Aktrimi

Sporti i preferuar: Volejbolli

Sportistja e preferuar: Majlinda Kelmendi

Cilat janë virtytet tuaja: E drejtë dhe besnike

Stili i veshjes: Kryesisht sportive

Kompania inçizuese: Dual Vox Studio

Shpërblimet e fituara: Çmimi kryesor tek 'Vala e fëmijëve' 'Debutante e festivalit' tek Hasi Jehon Çmimi i tretë tek 'Kosovarja këndon' Çmimi i dytë tek 'Zambaku i Prizrenit' Çmimi i parë tek 'Rock Live'

 

JEHONA LUMI 2018