ME “ARTIN PERMES RICIKLIMIT” DREJT MARREDHENIEVE ME TE MIRA MES TE RINJVE NE MITROVICE

25.06.18 13:52


Nëse dëshironi të jetoni në një mjedis pa mbeturina, njëkohësisht nëse jeni të interesuar për artin dhe keni ide interesante që mjedisi juaj të jetë më i pastër, atëherë provojeni “Artin përmes reciklimit”! Një grup i të rinjve entuziast të moshës 12 deri në 24 vjeç nga jugu dhe veriu i Mitrovicës, kanë shprehur dëshirë dëshirë që të ndihmojnë moshatarët e tyre që të krijojnë vepra artistike nga materiali i ricikluar. Ata me ndihmën e OSBE-së dhe komunës së Mitrovicës organizuan një ekspozitë me karakter shpërblyes, ku do ti paraqesin veprat e tyre artistike, të krijuara nga materiali i ricikluar.

“Ne jemi një grup i të rinjve nga Mitrovica e Jugut si dhe Mitrovica e Veriut, që kemi ndërmarrë një iniciativë për të punuar së bashku për një qëllim të përbashkët: të pastrojmë mjedisin dhe të forcojmë dialogun ndër-komunitar ku jetojmë. Ne kemi vendosur që përmes materialeve të reciklueshme të krijojmë art”, u shpreh Edin Lahi, student dhe njëherit vullnetar pranë OSBE-së. Ai shtoi se: “Porosia ime është që njerëzit të komunikojnë me komunitetet e tjera sa më shumë që të jetë e mundur, me sa më pak paragjykime dhe stereotipa që të jetë e mundur. Ky aktivitet është i mirë për të dy komunitetet. Është gjithashtu i mirë për diversitetin kulturor dhe etnik të Mitrovicës, i cili në të kaluarën ishte një shembull tradicional për qytetet e tjera për shkak të dialogut dhe bashkëveprimit ndërmjet komuniteteve ", thotë Edin.

Ngjashëm me të mendon edhe Jovan Mihajloviq, studentI 20-vjeçar i elektroteknikës nga pjesa veriore e Mitrovicës. Ai thekson se ky veprim është i rëndësishëm, në mënyrë që të gjithë të kenë një mjedis më të pastër, por edhe të takohen dhe të shoqërohen përmes artit me miqtë e tyre nga pjesa jugore e qytetit. "Merrni pjesë në aktivitetet që synojnë një mjedis të pastër dhe të shëndetshëm. Qëllimet tona janë të përbashkëta, sepse ky aktivitet përfshin shqiptarët, serbët dhe të rinjtë e tjerë nga Mitrovica. Ndërsa e pastrojmë mjedisin dhe krijojmë art përmes riciklimit, ne duam të mbrojmë mjedisin, por mbi të gjitha duam të përmirësojmë marrëdhëniet tona", tha Jovan.

Punimet nga ekspozita "Art përmes riciklimit" do të jenë të ekspozuara në kampusin e Kolegjit Ndërkombëtar të Biznesit në Mitrovicë deri më 28 qershor dhe ditën e fundit vizitorët do të votojnë për veprat më të mira, të cilat do të shpërblehen me një shumë prej 60, 50 dhe 40 euro.

 

ARTI PERMES RECIKLIMIT