KANË FILLUAR REGJISTRIMET PËR KONKURSIN KOSOVO ACCORDION 2021

 

Shoqata e fizarmonikës “Kosovo Accordion Association”, e themeluar nga z. Shkumbin Miftari, bën të ditur se tashmë janë hapur regjistrimet për të gjithë fizarmonicistët në Kosovë për pjesëmarrje në edicionin e parë të konkursit “Kosovo Accordion 2021”.

 

“Gara zhvillohet në disa kategori dhe fituesit e secilës kategori do të fitojnë çmime të ndryshme, vlera e të cilave është përcaktuar sipas vështirësisë dhe ato mund të jenë nga 100 EUR deri në 3000 EUR,” kështu bën të ditur z. Miftari. Ai më tej theksoi se Kosovo Accordion Association është në bashkëpunim të vazhdueshëm me Konfederatën Botërore të Fizarmonikës “Confédération Mondiale de l’Accordéon”, ku kjo e fundit e organizon konkursin “Trophée Mondial de l’Accordéon”, i cili është konkursi më i madh në botë për këtë instrument.

 

“Duke qenë se një prej misioneve të bashkëpunimit të Kosovo Accordion Association dhe Confédération Mondiale de l’Accordéon është gjetja e talenteve të reja të Kosovës për fizarmonikë, konkursi Kosovo Accordion 2021 do të shërbejë për përzgjedhjen e përfaqësuesve të Kosovës në edicionin e radhës të konkursit Trophée Mondial de l’Accordéon,” shtoi më tej z. Miftari.

 

Afati për regjistrim për pjesëmarrje në konkursin Kosovo Accordion 2021 është hapur nga data 10 maj dhe ai do të vazhdojë të jetë i hapur deri më 25 maj, ndërsa të gjithë të interesuarit mund të kërkojnë më shumë informacione përmes adresës elektronike shkumbinmiftariacc@gmail.com. Rezultatet do të shpallen më 31 maj, ndërsa kategoritë në të cilat të interesuarit mund të konkurrojnë janë:

 

Senior Classique

Mosha: 35 vjeç në vitin të cilin zhvillohet gara (lindur në vitin 1986 ose më vonë).

Vendi i parë: 3000 EUR / Vendi i dytë: 1000 EUR / Vendi i tretë: 500 EUR.

 

Junior Classique

Mosha: 18 vjeç në vitin të cilin zhvillohet gara (lindur në vitin 2003 ose me vonë).

Vendi i parë: 500 EUR / Vendi i dytë: 300 EUR / Vendi i tretë: 100 EUR.

 

Masters

Mosha:35 vjeç në vitin të cilin zhvillohet gara (lindur në vitin 1985 ose më vonë).

Vendi i parë: 1000 EUR / Vendi i dytë: 500 EUR/ Vendi i tretë: 300 EUR.

 

Senior Variete

Mosha:35 vjeç në vitin të cilin zhvillohet gara (lindur në vitin 1985 ose më vonë).

Vendi i parë: 1000 EUR / Vendi i dytë: 500 EUR / Vendi i tretë: 300 EUR.

 

Junior Variete

Mosha: 18 vjeç në vitin të cilin zhvillohet gara (lindur në vitin 2003 ose më vonë).

Vendi i parë: 500 EUR/ Vendi i dytë: 300 EUR/ Vendi i tretë: 100 EUR.

 

World Music

Kjo kategori është e hapur për çdo lloj muzike për solo ose edhe muzikë dhome maksimumi 6 instrumentistë ku duhet të jetë të paktën vetëm një fizarmonikë.

Vendi i parë: 500 EUR.

 

Junior Chamber Music

Mosha: 18 vjeç në vitin të cilin zhvillohet gara (lindur në vitin 2003 ose më vonë).

Vendi i parë: 500 EUR.

 

Senior Chamber Music

Kjo kategori është pa limit moshe andaj është e hapur për çdo fizarmonicist.

Vendi i parë: 500 EUR.

 

International Composition Contest

Kompozicioni Klasik vendi i parë: 500 EUR.

Kompozicioni Variete vendi i dytë: 300 EUR.

 

Richard Galliano International Trophy

Ky është viti i dytë që zhvillohet ky konkurs dhe fituesi do të ketë mundësinë që të ftohet nga Richard Galliano për të marrë pjesë në premierën e një prej koncerteve të tij.

 

Solo Junior

Mosha: 18 vjeç në vitin në të cilin zhvillohet gara (lindur në vitin 2003 ose më vonë).

 

Solo Senior

Pa limit moshe është e hapur për të gjithë.

 

Ensemble Junior

Mosha: 18 vjeç në vitin në të cilin zhvillohet gara (lindur në vitin 2003 ose më vonë).

 

Ensemble Senior

Pa limit moshe është e hapur për të gjithë.

PDF Magazine

Mars

READ MORE

NEW MAGAZINE