15 VITE FOR YOU!

Të nderuar lexues, redaksia e revistës For You 4U ju falënderon për pjesëmarrjen tuaj në lojën tonë shpërblyese. Ju lutemi që ta lexoni me kujdes tekstin e mëposhtëm.

Për të qenë pjesëmarrës të lojës ju duhet t'i plotësoni kushtet në vijim:

1. Ju duhet të jeni banor i përhershëm i Kosovës,
2. Ju duhet të jeni 12-18 vjeç për të marrë pjesë në këtë kuiz, pasi që kjo është grupmosha të cilës i dedikohet Revista For You.
3. Pjesëmarrja në kuiz është e ndaluar për personat familjarët e të cilëve janë të punësuar në KFOR.
4. Dhënia e informatave të gabueshme apo të pasakta, për çfarëdo arsye, do të rezultojë me skualifikimin tuaj nga gara dhe si pasojë edhe humbjen e ndonjë prej shpërblimeve që ju mund ta keni fituar.


Kuizi është plotësisht i automatizuar andaj para se të filloni t'iu përgjigjeni pyetjeve do t'iu kërkohet që të shënoni të dhënat personale si mëposhtë:

1. Emrin,
2. Emrin e babait,
3. Mbiemrin,
4. Emrin e komunës dhe fshatit ku jetoni,
5. Ditëlindjen tuaj,
6. Emrin e shkollës suaj, dhe
7. Numrin e telefonit, për t'ju kontaktuar në rast se jeni fituesi.


Secili prej jush do ta keni vetëm një mundësi për të testuar njohuritë tuaja rreth Revistës For You. Mirëpo, nga ana tjetër ju do të keni kohë sa të doni për ta përfunduar kuizin si dhe të përdorni arkivin tuaj të revistave, nëse i keni ruajtur ato, apo edhe arkivin tonë online http://magazineforyou.com/1/magazine.php
Fituesit do të përzgjidhen automatikisht nga programi i cili i merr parasysh këto kritere:

1. Numrin e pikëve të arritura (pra numrin e përgjigjeve të sakta)
2. Kohëzgjatja për plotësimin e kuizit;
3. Në rast se dy (apo më shumë) kandidatë qëllojnë të jenë të barabartë për sa i përket pikëve dhe kohës atëherë, fitues do të jetë pjesëmarrësi i cili e ka zhvilluar kuizin më parë.
4. Kuizi është i ndarë në katër pjesë me nga pesë pyetje dhe pyetjet e secilës pjesë vlerësohen me numër të ndryshëm të pikëve si në vijim:

  • Pjesa e parë një (1) pikë,
  • Pjesa e dytë dy (2) pikë,
  • Pjesa e tretë tri (3) pikë, dhe
  • Pjesa e katërt katër (4) pikë


Këshilla nga redaksia:
Mos harroni!

Para se të filloni të plotësoni kuizin, sigurohuni që:

  • Keni të drejtë të merrni pjesë,
  • Keni kohë të mjaftueshme për ta përfunduar kuizin,
  • Keni qasje të lehtë në ndonjë lloj të arkivit të revistës For You,
  • Ju rekomandojmë që kuizin ta luani nga një PC (desktop apo laptop) për shkak të qasjes më të shpejtë në arkivën tonë online.
  • Mos humbni kohë, përgjigjuni shpejt dhe saktë.
  • Ju do të regjistroheni si pjesëmarrës sapo të keni shtypur pullën PARA në dritaren e të dhënave personale. Që aty do të fillojë edhe numërimi i kohës.


Shpërblimet do të jenë:

  • Vendi i parë smartphone (1 shpërblim),
  • Vendi i dytë laptop (2 shpërblime), dhe
  • Vendi i tretë biçikletë (3 shpërblime).


Kjo nuk është e tëra, pasi të gjithë fituesit e shpërblimeve si dhe 25 më të mirët e lojës sonë shpërblyese, së bashku me prindërit e tyre do të jenë të ftuar nderi në ceremoninë e shpërndarjes së shpërblimeve si dhe festën e cila do të mbahet më 05 maj 2018 në Shtabin e Përgjithshëm të KFOR-it në Prishtinë. Shpërblimet për fituesit do të dorëzohen personalisht nga Komandanti i KFOR-it.
Të pranishmit do të kenë mundësi që ta takojnë Komandantin e KFOR-it por, edhe përfaqësues të tjerë të lartë të KFOR-it si dhe gazetarët e revistës.
Njëherit, të ftuar nderi do të jenë edhe disa prej personave për të cilët kemi shkruar në Revistën For You në numrat e ndryshëm. Pra, personalitete të tilla si muzikantë të njohur, sportistë, drejtor të shkollave dhe bashkëmoshatarët e juaj nga e tërë Kosova.

Në fund nuk mbetet tjetër përpos t'ju porosisim që t'i lexoni me kujdes udhëzimet për pjesëmarrje dhe të bëheni pjesë e lojës. Ne nga Revista For You jemi të bindur se do të mbeteni të kënaqur. Kurse, Ju e dini se Ne i mbajmë premtimet tona.

I kam lexuar dhe i pranoj kushtet e pjesëmarrjes