10 NXËNËS FILLOJNË PUNËN PRAKTIKE NË FUSHËN E TIK

10 nxënës fillojnë punën praktike me pagesë, nëpër kompani të ndryshme në fushën e TIK, ndërsa dy prej tyre në #DokuFest2020, kështu bëjnë të ditur nga Innovation Centre Kosovo (ICK). Praktikantët – nxënës të shkollave të mesme nga regjioni i Prishtinës dhe Prizrenit, janë përfitues të programit për aftësim dhe punësim, të përkrahur nga Bashkimi Evropian dhe Ambasada e Suedisë në Prishtinë.

 

Programi i trajnimit dhe punës praktike me pagesë i cili mbështetet nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë dhe Ambasada e Suedisë në Prishtinë, ka për synim aftësimin e të rinjve/nxënësve të shkollave të mesme dhe lidhjen e tyre me tregun e punës në fushën e teknologjisë së informacionit dhe komunikimit. Të rinjtë janë aftësuar në fushat: dizajn grafik, programim në Java, HTML/CSS3 dhe multimedia. Dhjetëra kandidatë të rinj pritet të përfitojnë nga ky program gjatë muajve në vazhdim thuhet më tej në postimin e publikuar në ueb faqen e ICK.

 

Nga themelimi i ICK-së më 2012, kjo qendër i ka trajnuar mbi 5.000 kandidatë dhe ka ndërmjetësuar për punësimin e mbi 1.500 të rinjve në sektorin e TIK.

PDF Magazine

Prill

READ MORE

NEW MAGAZINE