11 TETORI DITA NDËRKOMBËTARE E VAJZËS

Dje, më 11 tetor 2020, në mbarë botën u shënua Dita Ndërkombëtare e Vajzës. Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara e shpalli këtë ditë të shënuar që nga viti 2012. Qëllimi i saj është që të rrisë vetëdijesimin e mbarë shoqërisë për pabarazinë gjinore me të cilën përballen vajzat. Kjo pabarazi është e shprehur në qasjen në arsim, ushqim, të drejta ligjore, kujdes mjekësor dhe mbrojtje nga diskriminimi, dhuna kundër femrave dhe martesa e detyrueshme e fëmijëve.

 

Motoja e sivjetme e kësaj dite është: “Zëri Im, E Ardhmja Jonë e Barabartë”. Kurse, fokusi i saj është i drejtuar në shfrytëzimin e kësaj dite si mundësi për të mbështetur ndryshimet që kërkohen nga vajzat dhe zgjidhjet që ato janë duke i udhëhequr dhe kërkuar në mbarë globin.

 

Për nder të kësaj dite, sot (ditën e hënë), Fondacioni IPKO në bashkëpunim me Programin “Përkrahje adoleshentëve pas mësimit të rregullt” (ASSET) dhe partnerë të tjerë, organizuan një ngjarje online përmes platformës Zoom. Në këtë ngjarje, u shpalosën të gjeturat e hulumtimeve një javore të 60 vajzave pjesëmarrëse nga shkolla të ndryshme të Kosovës, mbi temën “Ndikimi i COVID-19 në edukim dhe përtej”.

 

Programi “Përkrahje Adoleshentëve pas Mësimit të Rregullt” financohet nga USAID dhe zbatohet nga Qendra për Arsim e Kosovës (KEC) në partneritet me FHI360 dhe Crimson Capital Corp.

PDF Magazine

Mars

READ MORE

NEW MAGAZINE