16 FAKTE EKSTREME PËR GJITHËSINË!

 

Saturni është planeti i vetëm në Sistemin Diellor i cili ka dendësi më të vogël se uji. Ai do të mund të pluskonte në ujë, nëse dikush do të mund të ndërtonte një vaskë mjaftueshëm të madhe.

 

Merkuri është planeti më i shpejtë në Sistemin Diellor. Ai sillet rreth diellit më një shpejtësi mesatare prej 172.000 km/h – rreth 65.000 km/h më shpejt se Toka. Një vit në Merkur zgjat 88 ditë të tokës.

 

Ceres është trupi më i madh dhe më masiv në brezin kryesor të asteroideve në mes të Marsit dhe Jupiterit, i cili e përbën rreth një të tretën e tërë masës së tërë brezit. Mirëpo, Ceres është edhe planeti më i vogël xhuxh, ku përfshihen edhe Plutoni dhe Erisi, dhe njëherit ai është edhe planeti i vetëm xhuxh që gjendet në brezin e asteroideve.

 

Nëse do të mund të qëndronim në ekuatorin e Marsit, temperatura në shputat e këmbëve tona do të ishte sikurse ajo e një dite të ngrohtë pranverore, mirëpo temperatura në kokën tonë do të ishte e ftohtë akull.

 

Krateret në polin jugor të Hënës mund të jenë lokacionet më të ftohta në tërë Sistemin Diellor. Në dyshemetë e kratereve që nuk e shohin kurrë dritën e diellit, temperatura “gjatë ditës” nuk shkon kurrë mbi -238 gradë celsius.

 

Erërat e Neptunit janë më të shpejtat në Sistemin Diellor. Ato arrijnë deri në 2.575 km/h! erërat gjigande rrotulluese të Neptunit do të mund të përpinin tërë Tokën.

 

Radio sinjali që një anije kozmike e përdor për të komunikuar me Tokën nuk ka më shumë fuqi se një dritë e frigoriferit. Pasi sinjali të ketë përshkuar gjithësinë, ai dobësohet aq shumë sa mbetet sa një e miliardëta pjesë ë e një të miliardëtës pjesë të një vati (watt).

 

Nëse do të mund të mblidhnim bashkë mijëra asteroidet e njohura në Sistemin Diellor, masa e tyre totale nuk do të arrinte as 10 për qind të masës së Hënës.

 

Sfera gjigande e Jupiterit mund t’i zë më shumë se 1300 Toka.

 

Një ditë në Venerë (Venus) është e gjatë rreth 243 ditë të Tokës ose 5832 orë. Lajmi i keq është që do të duhej të prisnim rreth tre vjet që të vijë fundjava, sepse një ditë në Venerë është më e gjatë se një vit në të!

 

Graviteti në Mars është rreth një e treta e gravitetit në Tokë. prandaj, gjasat janë që shumica do të mund ta ngulitnin topin në një fushë basketbolli në Mars.

 

Hëna Io, e Jupiterit është trupi më aktiv vullkanik në Sistemin Diellor, për këtë arsye sipërfaqja e saj duket si një pica peperoni.

 

Europa është një prej katër hënave më të mëdha të Jupiterit. Ajo është paksa më e vogël se sa Hëna e tokës. Europa është e mbuluar me akull, dhe në disa pjesë akulli është i lëmuar! Një patinues/e që e realizon një hedhje me rrotullim rreth boshtit që shkon deri në 1 metër lartësi në Tokë, në Europa do të shkonte rreth 6 metra lartësi dhe do të kthehej në sipërfaqe me shpejtësinë e njëjtë si në Tokë.

 

Sistemi më i madh i kanionit në Sistemin Diellor është Valle Marineris në Mars. Ai është mbi 4.000 kilometra i gjatë. Kjo do të thotë se po të ishte në Tokë ai do të shtrihej nga Kalifornia deri në Nju Jork (New York). Me fjalë të tjera, ai është nëntë herë më i gjatë dhe katër herë më i thellë se Kanioni i Madh (Grand Canyon) në SHBA.

 

Temperatura mesatare në Venerë është më shumë se 480 gradë celsius. Kjo do të thotë se në Venerë është më nxehtë se në një furrë për pjekje me funksionin për vetë pastrim.

PDF Magazine

Prill

READ MORE

NEW MAGAZINE