20 VJET TË REZOLUTËS 1325 TË KËSHILLIT TË SIGURIMIT TË KOMBEVE TË BASHKUARA PËR GRATË, PAQEN DHE SIGURINË

Të mërkurën, më 07 tetor 2020, misioni KFOR-it, i udhëhequr nga NATO, do ta organizojë një video-konferencë për ta shënuar 20 vjetorin e Rezolutës 1325 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara për Gratë, Paqen dhe Sigurinë dhe ta diskutojë zbatimin e saj në Kosovë.

 

Ngjarja është planifikuar që të fillojë në orën 10:00. Konferenca do të hapet me një fjalim nga znj. Clare Hutchinson, Përfaqësuese Speciale e Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-së për Gratë, Paqen dhe Sigurinë, e pasuar nga fjalët nga Komandanti i misionit të KFOR, Gjeneralmajori Michele Risi.

Do të jenë më shumë se 20 folës nga organizatat qeveritare dhe joqeveritare të Kosovës, Misionet Ndërkombëtare dhe KFOR-i, duke përfshirë Këshilltarin e KFOR-it për Çështjet Gjinore dhe përfaqësuesit e njësive operacionale. Konferenca do ta udhëhiqet nga një moderator i cili do të bashkëbisedojë me folësit dhe do t’i merr pyetjet nga të tjerët.

 

Ndër temat e parashikuara janë “1325 në agjendën institucionale të Kosovës”, prezantuar nga ish-Presidentja Atifete Jahjaga; “Gjendja e grave në Kosovë”, “Avancimi i agjendës së 1325”, me kontribute nga UNMIK, BE, EULEX dhe OSBE; “Faktet dhe shifrat rreth grave në organizatat e sigurisë së Kosovës”, prezantuar nga zyrtarët e lartë të Policisë dhe Forcës së Sigurisë së Kosovës; “Valët e avokimit”, fushatat e Radio K4 për t’i promovuar të drejtat e grave; dhe “Praktikat më të mira të KFOR-it”.

Ngjarja do të zhvillohet në gjuhën angleze, do të transmetohet drejtpërdrejt në faqen e Facebook të NATO/KFOR dhe do të mbulohet në llogarinë Twitter të NATO/KFOR.

KFOR është operacioni më i gjatë i udhëhequr nga NATO. Mandati i tij është që të kontribuojë në garantimin e një mjedisi të qetë dhe të sigurt dhe lirinë e lëvizjes për të gjithë qytetarët në Kosovë, në përputhje me Rezolutën e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara 1244 të vitit 1999.

KFOR-i vazhdon që ta përkrahë zhvillimin e një Kosove të qëndrueshme dhe paqësore në ndërlidhje të vazhdueshme me Institucionet lokale, komunitetet lokale dhe organizatat ndërkombëtare për ta promovuar pjesëmarrjen e grave në të gjitha fushat e jetës publike.

 

Me rastin e 20 vjetorit të Rezolutës 1325 të Këshillit të Sigurimit të Bashkuar, një botim i veçantë i Kronikës së KFOR – revista KFOR – do të shtypet dhe publikohet në internet, me një numër të artikujve të ilustruar që do t’i theksojnë aktivitetet e KFOR-it në përkrahje të Rezolutës 1325 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.

PDF Magazine

Prill

READ MORE

NEW MAGAZINE