31 FOTOGRAFI 133 VJEÇARE NGA ARKIVI I NATIONAL GEOGRAPHY

 

Rishtas revista “National Geographic” e festoi ditëlindjen e saj të 133-të, dhe me këtë rast Breann Birkenbuel e ka përgatitur një galeri prej 31 fotografive të cilat janë publikuar në këtë revistë gjatë këtyre viteve.

 

Krahas galerisë ajo shpjegon: “E kam përgatitur këtë galeri duke menduar për përfundimet – dhe ritualet të cilat i shfrytëzojmë për të shënuar fillimet e reja.”

 

Në vijim ua prezantojmë disa prej këtyre fotografive për hir të të cilave ia vlen që të shfletoni tërë koleksionin.

 

Majmunët e dëborës

Në këtë fotografi nga Jigokudani në Japoni, një çift i majmunëve të dëborës, të njohur edhe si makakët (macaques) japonez, e shijojnë një banjë në burimin e ujit të ngrohtë. Gëzofi i tyre i posaçëm i mban ata ngrohtë edhe në temperatura nën zero gradë celsius.

 

Merre një copë tortë

Në edicionin e nëntorit në vitin 1984, revista e tregoi historinë e çokollatës. Në fotografi shihet pastiçeria e famshme në Vjenë të Austrisë, në të cilën blerësit i shikojnë ëmbëlsirat fantastike.

 

Dashuria ndaj mësimit

Në vitin 1956, kur Sudani e shpalli pavarësinë, 96 për qind e femrave ishin analfabete. Kjo fotografi e bërë në mars të vitit 1982 e tregon një klasë përplot me femra që dëshirojnë të mësojnë.

 

Fluturimi i parë

Në vitin 1903, vëllezërit Rajt (Wright) e arritën fluturimin e parë më një avion me motor. Orville është drejtuesi i aeroplanit i shtrirë barkas për të pakësuar rezistencën e erës, kurse afër tij vrapon Wilbur. Fluturimi zgjati rreth 12 sekonda dhe ishte rreth 36,5 metra i gjatë.

 

Skijmi zviceran

Skitarët ngrihen në ajër në Zermat, në Zvicër, ndërsa në prapavijë të fotografisë shihet maja ikonike e Matterhorn.

 

Batanijet e dëborës

Një artikull në shkurt të vitit 2006 i analizoi mënyrat se si e kërcënojnë ndryshimet klimatike turizmin dhe ekosistemin në Alpe. Në foto, janë shtrirë batanije sintetike mbi akullnajën Pitztal të Austrisë, për të reflektuar rrezatimin solar në përpjekje për të ngadalësuar shkrirjen verore.

 

Njerëzit e egër

Në Telfs të Austrisë, meshkujt vishen në rroba të punuara nga likenet e drunjve gjatë festivalit Schleicherlaufen. Ky festival mbahet çdo pesë vjet për të festuar përfundimin e dimrit. Prejardhja e festivalit nuk dihet, por ai ka qenë i pranishëm që në shekullin e 16-të.

 

Një ditë me dëborë

Një bizon i vetmuar qëndron në Parkun Kombëtar të Jellouston (Yellowstone) të mbuluar me dëborë. Lëkura, rezervat e dhjamit dhe gëzofi i tij e bëjnë bizonin posaçërisht të përgatitur për të përballuar temperaturat deri në -40 gradë celsius dhe erëra me shpejtësi deri në 80,5 kilometra në orë.

PDF Magazine

Prill

READ MORE

NEW MAGAZINE