35.000 VIZITORË GJATË MUAJIT TË PARË TË MANIFESTA 14

 

Ka kaluar një muaj që nga fillimi i Manifest 14 dhe organizatorët e kësaj bienaleje bëjnë të ditur që deri tani kanë pasur një reagim të jashtëzakonshëm të mediave vendase dhe ndërkombëtare, i vizitorëve ndërkombëtarë dhe i banorëve të Prishtinës.

 

Përmes buletinit të tyre informativ “Manifesta Newsletter” mësojmë se deri tani Manifesta 14 është vizituar nga mbi 35.000 mysafirë në mesin e të cilëve dallon vizita e këngëtares tonë Dua Lipa.

 

Siç ju kemi njoftuar më parë, programi i Manifesta 14 është planifikuar që të zgjatë për 100 ditë, çka do të thotë që të gjithë të interesuarit do të mund të vazhdojnë të marrin pjesë në shumë aktivitete të tjera si ekspozita dhe ndërhyrje artistike të cilat janë paraparë që të zhvillohen çdo javë.

 

Nëse keni dëshirë që të informoheni për aktivitetet që do të organizohen mund të shkoni në faqen zyrtare të Manifesta 14 dhe të klikoni në seksionin “What’s On” dhe aty do të gjeni programin e plotë të aktiviteteve të manifesta 14.

PDF Magazine

Prill

READ MORE

NEW MAGAZINE