4YOU MAGAZINE E DORËZON EDHE SHPËRBLIMIN E DYTË!

 

Ditë më parë, përmes faqeve tona zyrtare në Facebook dhe Instagram, ju kemi njoftuar se fituesi i lojës sonë shpërblyese në muajin prill ishte Flamur Morina nga komuna e Kamenicës. Redaksia e jonë e pati kënaqësinë e veçantë që ta takonte Flamurin dhe t’ia dorëzonte atij shpërblimin e fituar pas pjesëmarrjes në edicionin e dytë të lojës sonë.

 

Flamurin e përgëzojmë për fitoren e tij, ndërsa të gjithë ju të tjerëve ju falënderojmë që keni marrë pjesë deri tani në lojën tonë shpërblyese si dhe ua rikujtojmë edhe njëherë që loja jonë shpërblyese do të zgjasë gjatë tërë këtij viti, dhe që ajo organizohet në bashkëpunim në mes të redaksisë së revistës 4You Magazine dhe asaj të Radio K4.

 

Siç ju kemi njoftuar më herët, duke filluar nga data 1 qershor ju e keni mundësinë që të merrni pjesë në edicionin e ri të lojës, dhe këtë do të mund ta bëni gjatë tërë qershorit. Prandaj, na përcillni në rrjetet sociale për të mësuar se si mund të bëheni pjesë e lojës sonë shpërblyese. Njëherit, mos harroni se deri më datë 1 qershor ju mund të merrni pjesë në edicionin e lojës së organizuar nga kolegët tanë në Radio K4.

 

Suksese!

PDF Magazine

Prill

READ MORE

NEW MAGAZINE