Roblox shpejt e po tejkalon tregun e lojërave të lira me kombinimin e vet unik të rrjetit social, platformën e videove dhe MMO-në për komunitete të ndryshme ku mund të gjesh njerëz për të biseduar dhe për të luajtur së bashku. Më poshtë mund të lexoni për disa nga lojërat më interesante që mund ti luani gjatë javëve të ardhshme.
Mining Simulator
Loja në pamje nuk duket aq e bukur, por është shumë zbavitëse. Lojën e filloni me zero pare dhe vetëm me pajisje themelore në formë të kazmës së ndryshkur dhe një qante shumë të vogël të shpinës e cila mund të mbushet për gjysmë minute. Por me të vizituar dhënësin lokal të kërkimeve, i përfundoni disa kërkime dhe filloni të gërmoni materiale të çmuara, gjërat bëhen mjaftë interesante. Shpjet do të fitoni mjaft para për të blerë pajisje që ju mundësojnë të barteni më shumë xehe dhe gërmoni burime të cilësisë së lartë ndërsa luani mirë e më mirë në kërkime e sipër.
Ultimate Driving Series
Ultimate Driving është njëra nga lojërat më ambicioze në dispozicion në Roblox dhe përbëhet nga katër lojëra, ku secila ofron një botë shumë të madhe të hapur dhe rrjet rrugorë kompleks si dhe shumë qytete të ndryshme. Përderisa tingëllon sikurse lojërat e zakonshme me gara të makinave, lojërat Ultimate Driving janë shumë më shumë se aq. Lojërat mund të përshkruhen si simulator i vërtetë ku mund të vozitni nëpër hartën e madhe të lojës, të merrni pjesë në një gjysmë duzine punësh, fitoni para, blini prona dhe makina të reja dhe thjesht jetoni një jetë virtuale në këto përvoja MMO të mbushura me gjëra interesante për të bërë.
Work at a Pizza Place
Roblox është i njohur për numrin e madh të lojërave me role të ndryshme që nuk përfshijnë beteja. Njëri nga titujt më të ri që ju mundëson të luani rolin dhe që ju zbavitë derisa e luani quhet punë në një lokal picash. Emri e thotë të tërën; po, kjo u mundëson lojtarëve të punojnë në një lokal picash dhe plotësojnë një nga vendet e punës që është në dispozicion aty. Mund të luani si kashier, kuzhinier picash, dërgues picash, pica boxer (ai që i fut picat në kuti) dhe furnizues. Punë me ushqim për njerëz të ndryshëm ashtu që gjasat janë të mira që të gjeni punën e preferuar dhe të ndërroheni me të tjerët. Secila punë ju jep pagë të rregullt dhe paratë e fituara mund të harxhohen për ndonjë shtëpi më të mirë (secili lojtarë merr një shtëpi të zakonshme me të filluar lojën) apo pajisje për shtëpi me mobile të bukura.
Epic Minigames
Epic Minigames është pa dyshim njëra nga lojërat më zbavitëse që është në dispozicion në Platformën Roblox. Loja është e mbushur me minilojëra të ndryshme që ju qesin në një numër jashtëzakonisht të madh të situatave, nga të cilat ju, apo ekipi juaj, do të duhet të dilni fitues. Loja është e lezetshme sepse ofron një mori skenarësh të shumëfishta garuese dhe numri është tepër i madh kështu që nuk do të ju bëhet monotone për së paku një muaj! Lojërat janë mjaft të çuditshme dhe ofrojnë sfida të ndryshme.
Jailbreak
Nuk mund ta krijojmë listën me lojërat më të mira të Roblox pa e përmendur edhe lojën Jailbreak, lojën më të popullarizuar të të gjitha kohëve të Roblox. Kjo tani është tepër e popullarizuar për rolin në lojë që mund ta zgjidhni për të qenë polic apo kriminel nga ku pastaj ose do të bëni kërdi apo të përpiqeni që ti ndaloni kriminelët dhe ta bëni botën e Jailbreak vend më të sigurt. Loja përmban shumë gjëra që duhet bërë dhe përderisa fillimi i saj është më i ngadaltë dhe numri aq i madh i opsioneve mund të jetë paksa hutues për lojtarët e ri, por posa të filloni të luani lojën dhe ta mësoni, Jailbreak do bëhet loja juaj e preferuar e Roblox.