A DUHET MEDIAT SOCIALE TË MBAHEN PËRGJEGJËSE PËR PËRMBAJTJEN NË PLATFORMAT E TYRE?

Në vazhdën e angazhimeve të tyre, Debate Center vjen me një aktivitet të ri gjegjësisht, diskutimin e drejpërdrejt në të cilin do të shqyrtohet tema “A duhet mediat sociale të mbahen përgjegjëse për përmbajtjen në platformat e tyre?”. Përgjigja në këtë pyetje do të kërkohet përmes këtij diskutimi i cili do të mbahet ditën e enjte më 11 qershor 2020, në orën 17:00. Diskutimi do të zgjasë dy orë kurse vendi ku do të mbahet ai është platforma Google Meet. Me fjalë të tjera, duke qenë se kërcënimi nga COVID-19 vazhdon të jetë prezent edhe ky aktivitet do të organizohet online.

 

Mbajtja e këtij diskutimi është pjesë e serisë “Youth Talk” e cila organizohet nga Debate Center në bashkëpunim me Riinvest International dhe FES në kuadër të platformës “Kosova që Duam”. Diskutimi është paraparë që të zhvillohet në mes të audiencës dhe ekspertëve të ndryshëm që mund t’ju japin informacione dhe këndvështrime të reja në lidhje me këtë temë. Po ashtu, në diskutim, mund të përfshihen të gjithë pjesëmarrësit që bëhen pjesë e këtij aktiviteti në Google Meet.

 

Gjithsesi, nëse jeni të interesuar që ta ndiqni këtë debat dhe të bëheni pjesëmarrës në të atëherë gjithçka që duhet të bëni është që të shkoni në adresën: https://docs.google.com/forms/d/1XdKZJxRRgOO-SBPJiB_h4Mnxm9w9ix-XtN4QhJCZfKE/viewform?ts=5ed8e9d0&edit_requested=true dhe të plotësoni formularin duke i dhënë disa informacione të thjeshta si: emri dhe mbiemri i juaj, adresa e postës suaj elektronike (email), emri i universitetit apo institucionit tuaj si dhe të përgjigjeni në pyetjen nëse mediat sociale të mbahen përgjegjëse për përmbajtjen në platformat e tyre.

PDF Magazine

Mars

READ MORE

NEW MAGAZINE