A DUHET T’I PASTROJMË DHËMBËT MENJËHERË PAS USHQIMIT APO JO?

 

Nëse e merrni brushën e dhëmbëve në dorë menjëherë pas ushqimit, atëherë duhet ta keni parasysh se një veprim i tillë mund të ju sjell më shumë dëme se sa dobi dhëmbëve tuaj.

 

Higjiena orale është tejet e rëndësishme dhe për këtë pastrimi i rregullt i dhëmbëve është jetik. Mirëpo, ekspertët paralajmërojnë se pastrimi i dhëmbëve menjëherë pas ngrënies mund të ketë kundër efekte të shumta. Kështu për shembull, nëse keni ngrënë ushqime të tharta si portokajtë dhe domatet, për shkak të thartirës së tyre, smalti i dhëmbëve përkohësisht zbutet dhe është më i ndjeshëm ndaj gërvishtjeve.

 

Dhëmbët janë veçanërisht të ndjeshëm pas ngrënies, dhe me moshën, edhe mishrat e dhëmbëve tkurren, andaj rrënja e dhëmbëve është edhe më e ekspozuar ndaj këtij procesi. Prandaj, stomatologët këshillojnë që të pritni të paktën 30 minuta para se t’i pastroni dhëmbët pas ngrënies. Gjatë kësaj kohe pështyma e gojës do ta rikthej baraspeshën e aciditetit në gojë dhe smaltit të dhëmbëve do t’i kthehet tërësisht efekti i tyre mbrojtës.

PDF Magazine

Prill

READ MORE

NEW MAGAZINE