A EKZISTON ME TË VËRTETË KULLA E ERRËT NGA “ZOTI I UNAZAVE”

 

Nëse e keni lexuar librin ose e keni shikuar filmin “Zoti i Unazave”, atëherë ju padyshim keni dëgjuar për Kullën e Errët të Mordorit, obeliskun e madh në të cilin jeton magjistari Sauron. Besoni apo jo, Kulla e Errët nuk është vetëm fryt i imagjinatës së Tolkienit, pasi që ajo ekziston me të vërtetë. Për më tepër, ajo është mistike dhe e errët, por nuk jemi të sigurt nëse kjo është për shkak të përshtypjeve dhe përshkrimit në libër apo nëse pamja e saj e vërtetë është një përshkrim i Mordorit.

 

Në afërsi të Afrikës, në ishullin e vogël Sao Tome në Gjirin e Guinesë gjendet diçka shumë mistike dhe e pazakontë. Diçka që do t’ju bëj të pyeteni nëse jeni ende në këtë botë apo nëse disi keni arritur që të dilni në Mordor dhe e vetmja gjë që mungon është që të shihni edhe një hobit duke vrapuar për të shpëtuar unazën e tij. Këtë përshtypje do t’ua jep si dhe do të ngjallë mitin dhe përrallën, konstruksioni i pazakonshëm, që i ngjan Kullës së Errët – Pico Cao Grande ose Maja e Qenit të Madh.

 

Ja se për çka bëhet fjalë

Maja e famshme e Qenit të Madh, me të vërtetë i ka shërbyer Tolkienit si frymëzim për Kullën e Errët. Kjo ia shton asaj atë ndjenjën e veçantë mistike. Mirëpo, gjithçka ndërlidhet me klimën e këtij ekosistemi të xhunglës, me lagështinë e theksuar karakteristike të ajrit dhe rrjedhimisht edhe mjegullës. Sasia e të reshurave atje është nga 4.500 deri 5.000 mm në vit. Prandaj, mbi ishull shtrihet një perde e përhershme e mjegullës.

 

Në vet majën e saj, jetojnë gjarpërinjtë e zinj famëkeq, dhe për fat të mirë qasja tek kjo kullë është pothuajse e pamundur sepse ajo është e rrethuar nga shtresa të papërshkueshme të fierakëve gjigand. Kështu edhe këtu natyra na mbron.

 

Kjo Kullë e Errët gjendet në Parkun Kombëtar Obo, i cili e zë mbi 30 për qind të sipërfaqes së ishullit, dhe i cili është i njohur për pyje tropikale jashtëzakonisht të pasura dhe shumëngjyrëshe si dhe me një ekosistem unik dhe të papërsëritshëm në botë.

PDF Magazine

Prill

READ MORE

NEW MAGAZINE