AMBASADORËT E RINJ JU BËJNË THIRRJE PËR APLIKIM PËR PROJEKTE KOMUNITARE!

AMBASADORËT E RINJ JU BËJNË THIRRJE PËR APLIKIM PËR PROJEKTE KOMUNITARE!

Kanë mbetur vetëm edhe dy ditë deri në mbylljen e afatit për aplikim në thirrjen e AMBASADORËVE TË RINJ për projekte komunitare!

Në njoftimin e publikuar në lidhje me këtë mundësi të veçantë bëhet e ditur se projekti “AMBASADORËT E RINJ” ka për qëllim që duke ofruar përkrahje financiare dhe profesionale përmes granteve dhe mbajtjes së trajnimeve, të mundësojë që të rinjtë e moshave 16–25 vjeçare, përmes krijimit të grupeve joformale të japin kontributin e tyre në komunitetin ku ata jetojnë përmes ideve kreative për projekte dhe iniciativa të ndryshme, për të ndikuar në zhvillimin e komunitetit dhe në përfshirjen e aktorëve lokal dhe të komunitetit në përgjithësi.

KUSH MUND TË APLIKOJ?
Personat e moshës 16-25 VJEÇARE nga e tërë Kosova.

PËR ÇFARË PROJEKTESH MUND TË APLIKONI?

AMBASADORËT E RINJ, mbështesin projekte komunitare në këto fusha:

Sport (gara sportive, mësime përmes sportit, turne si “streetball” dhe “futsal” dhe ide të tjera kreative në këtë fushë)
Kulturë dhe Art (dokumentarë të shkurtër, punëtori, ekspozita dhe ide të tjera që lidhen me kulturën, artin dhe muzikën)
Shëndetësi (të gjitha projektet që lidhen me shëndetin do të bien nën këtë fushë prioritare. Kjo fushë përmban aktivitete ndërgjegjësimi, fushata, veprime praktike të komunitetit me grupe specifike të synuara, “startups” shëndetësor dhe çdo ide tjetër që e synon përmirësimin e shëndetit publik.)
Gazetari (fusha e gazetarisë përfshin, por nuk kufizohet vetëm në: seminare me gazetarë të rinj, ngjarje për shkëmbimin e aftësive, konkurse të gazetarisë, projekte “storytelling”, zhvillim të mjeteve moderne dhe inovative të gazetarisë, etj.)
Inovacion (ide si: klasa krijuese, gara mekatronike, “startups” inovative të teknologjisë nga të rinjtë, veprime që e synojnë inovacionin e përdorur për të nxitur zhvillimin e komunitetit lokal, etj. përfshihen në fushën e inovacionit.)

ÇFARË SHUME DO TË PËRFITONI?
Shuma maksimale është 500 EURO, por AMBASADORËT E RINJ, gjithashtu do t’ju monitorojnë dhe mentorojnë që ju të arrini rritje të fondeve shtesë.

SI TË APLIKONI?
Krijoni një grup prej 3-7 anëtarësh dhe plotësoni formularin për aplikim pas shkarkimit nga: Aplikim për grupe joformale;
Pas plotësimit të aplikacionit, të njëjtin dokument e dërgoni në: ambasador@fiq-fci.org;
Për pyetje dhe sqarime shtesë, ju mund të kontaktoni në e-mail: ambasador@fiq-fci ose në telefon: +383 (0) 38 610 677;
Afati i fundit për aplikim është 20 shtator 2020.

PDF Magazine

Prill

READ MORE

NEW MAGAZINE