ANULOHET TESTI I ARRITSHMËRISË PËR KLASAT E NËNTA PËR VITIN SHKOLLOR 2019/2020

Pas disa shtyrjeve dhe pasigurive për organizimin e Testit të Arritshmërisë, dje më datë 06 gusht 2020, përmes një njoftimin në faqen e saj, Ministria e Arsimit dhe Shkencës bëri të ditur se është marrë vendim që ky test të anulohet.

 

Në arsyetimin e tyre thuhet se në vazhdën e masave për luftimin dhe parandalimin e COVID-19, Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka marrë vendim që të anulohet Testi i Arritshmërisë për klasat e 9-ta për vitin shkollor 2019/2020.

 

Më tej në njoftim theksohet se vendimi për anulimin e këtij testi është marrë pas situatës së krijuar me shtimin e rasteve të të infektuarve dhe në përputhje me rekomandimet e institucioneve shëndetësore dhe Qeverisë së Kosovës për respektimin e masave mbrojtëse.

 

Njëkohësit, përmes njoftimit të MASH, bëhet e ditur se për regjistrimin e nxënësve në klasën e 10-të për vitin shkollor 2020/2021, se kjo ministri me vendimin 01B-1771 të datës 06.08.2020 i ka përcaktuar kushtet, kriteret dhe afatet.

 

Tekstin e plotë të këtij vendimi mund ta gjeni në adresën:

https://masht.rks-gov.net/uploads/2020/08/vendimi-me-nr-01b-1771-per-kushtet-dhe-kriteret-dhe-afatet-e-regjistrimit-te-nxensve-ne-kl-10-te-per-vitin-shkollor-2020-2021.pdf

PDF Magazine

Mars

READ MORE

NEW MAGAZINE