ATË QË NUK MUND TA IMAGJINONI, NUK E BËNI DOT

Dje kemi shkruar për librat që do t’ju ndihmojnë që të udhëtoni me mendjen tuaj në disa vende shumë interesante në botë. Sot, do t’i çojmë gjërat një hap më tej dhe do t’ju ftojmë që t’i shfrytëzoni disa burime online që të liroheni tërësisht dhe me plot kuptimin e fjalës të shkoni në hapësirë.

 

Si është kjo e mundur thoni ju?

 

Imagjinoni astronautët në Stacionin Hapësinor duke lexuar tregime dhe duke zhvilluar eksperimente shkencore për fëmijët e botës, teksa toka rrotullohet poshtë tyre. Nuk keni nevojë që ta imagjinoni më… është koha për Story Time From Space (Koha Për Tregime Nga Hapësira)! Story Time From Space, është një projekt i Fondacionit për Edukimin Global për Hapësirën (Global Space Education Foundation), një fondacion jo fitimprurës për edukim. Këta të fundit, kanë dërguar libra për fëmijë në Stacionin Ndërkombëtar Hapësinor (SNH).

 

Gjatë qëndrimit të tyre në hapësirë, astronautët e kanë incizuar veten duke i lexuar këto libra për fëmijët në tokë. Më pas këto video janë bërë gati dhe janë vendosur në faqen e internetit të Story Time From Space: https://storytimefromspace.com – nën kapitullin “Story Time Videos”.

 

Astronautët e SNH, gjithashtu do të zhvillojnë dhe incizojnë në video, demonstrimet arsimore, të dizajnuara nga Astronauti Veteran Kanadez Bjarni Tryggvason, për të shpjeguar konceptet shkencore që gjenden në librat Story Time From Space – këto video gjenden nën kapitullin “Science Time Videos”.

 

Për ta bërë Story Time From Space edhe më të dobishme për mësimdhënësit, kurikulat me përmbajtje të gërshetuar janë duke u hartuar për të mbështetur Standardet Shkencore dhe Bërthamën e Përbashkët të Gjeneratës së Ardhshme (Next Generation Science Standards and Common Core). Të gjitha këto materiale, së bashku me videot nga orbita, do të postohen në ueb faqen e Story Time From Space, për të ofruar qasje të lehtë për mësimdhënësit, familjet, libraritë, qendrat shkencore, dhe të tjerët – këto video gjenden nën kapitullin “Curriculum”.

 

Story Time From Space u iniciua nga edukatorja Patricia Tribe dhe astronauti Alvin Drew, kurse tani atyre iu janë bashkëngjitur edhe: astronauti veteran Bjarni Tryggvason, i cili i ka dizajnuar demonstrimet shkencore, Jack Moore, i cili e ka dizajnuar ueb faqen dhe marketingun, edukatorja Debbie Brown-Biggs dhe autori Jeffrey Bennett, të cilët i janë bashkëngjitur ekipit pasi që librat e këtij të fundit u përzgjodhën dhe i cili e ka dhënë lejen që të gjitha veprat e tij të shfrytëzohen nga Story Time From Space. CASIS (Center for the Advancement of Science in Space – Qendra për Avancimin e Shkencës në Hapësirë) i ka mbështetur hulumtimet dhe ka ofruar mbështetje në procesin e dërgimit të materialeve arsimore në SNH.

 

Story Time From Space bashkëpunon me një sërë organizatash partnere duke e përfshirë: T2 Science & Math Education Consultants, Big Kid Science, NASA, QDAC Systems, Education Pathways, CASIS, Moore Arts, Universitetin e Torontos (University of Toronto), Universitetin e Jorkut (York University), MILAD Technology, dhe P&P Optica.

PDF Magazine

Prill

READ MORE

NEW MAGAZINE