BE-ja E DHURON PJESËN E PESTË TË ASISTENCËS SË VET TË EMERGJENCËS NË KOSOVË

Dje përmes ueb faqes së saj (https://eeas.europa.eu/) Zyra e BE-së në Kosovë/Përfaqësuesit Special të BE-së, bëri të ditur se Kryesuesi në detyrë i kësaj zyre, Riccardo Serri, ia dorëzoi Ministrit të Shëndetësisë Armend Zemaj 30 ventilatorë për njësinë e kujdesit intensiv (ICU), 200 oximetra pulsues dhe 20 pajisje elektrokardiografike, për të luftuar pandeminë e COVID-19.

 

Vlera totale e këtij donacioni arrin në vlerën prej pothuajse 900.000 EUR, dhe është pjesë e ndihmës së BE-së prej 5 milionë EUR për Kosovën për t’u përballur me këtë pandemi.

 

“Unë jam i bindur se posaçërisht 30 ventilatorët për njësinë e kujdesit intensiv do të jenë tepër të rëndësishëm për të lehtësuar problemet e trajtimit të atyre që janë në gjendje më të rëndë nga COVID-19,” deklaroi Serri me rastin e dorëzimit të donacionit në fjalë. Ai theksoi më tej se Kosova nuk mund të lejojë përkeqësimin e mëtejmë të situatës nga kjo pandemi. “Të gjithë duhet të tregohemi të përgjegjshëm dhe t’i respektojnë rregullat si mbajtja e distancës, bartja e maskave, pastrimi i duarve, shmangia e turmave, ashtu siç edhe jemi duke vepruar ne sot gjatë këtij aktiviteti,” shtoi ai.

 

Deri tani, gjatë muajve prill, maj, qershor dhe korrik, BE-ja i ka dhuruar Kosovës 10 automjete të ndihmës së shpejtë, 190 shtretër të spitalit, 6,000 komplete për testim, 150 pompa për infuzion, 127 monitorë për pacientë, 1,6 milionë dorëza të ndryshme mjekësore, 127,000 maska për frymëmarrje, 60,000 veshje për një përdorim, 23,000 mbrojtëse të fytyrës, 3,000 syze mbrojtëse, si dhe pajisje të tjera mjekësore.

 

PDF Magazine

Prill

READ MORE

NEW MAGAZINE