BIMA E PAVDEKSHME

 

Kjo bimë e pazakonshme mund të jetojë mbi 3000 vjet, prandaj ajo është një prej organizmave më jetëgjatë në botë. Qëndrueshmëria e saj, përkon me atë të gurit, gjë që ia jep emrin si bima e pavdekshme. Po, mos u mashtroni nga pamja e jashtme këtij “myshku të thjeshtë”.

 

Në rrafshnaltat e Maleve Ande, do të hasni në një lloj myshku në dukje të thjeshtë që varet nëpër gurë, por kur të afroheni do ta shihni se është një prej organizmave në botë, bima e cila ka mundur të jetojë edhe më gjatë se civilizimet më të vjetra, mbi 3000 vjet!

 

Bima Yareta (Azorella Compacta), e njohur edhe si “Lliareta” në gjuhën spanjolle, është një lule që i takon familjes Apiaceae. Kjo bimë e pashkatërrueshme rritet në livadhet e ftohta të Andeve në Peru, Bolivi, Kili, Argjentinën Veriore dhe Perëndimore, dhe atë në lartësitë e pabesueshme mbidetare prej 3200 deri në 4500 metra. Këto lartësi rrahën pandërprerë nga era, kurse nga i ftohti mund të pëlcasë edhe guri i granitit – kjo më së miri i përshkruan kushtet të cilave mund t’iu mbijetojë ky organizëm i pabesueshëm antik.

 

Thonë se nuk mbijetojnë as më të fortët dhe as më të mençurit, por ata që përshtaten më së miri dhe më së shpejti. Kështu, për të mbijetuar ë këto kushte ekstreme, bima Yareta e ka zhvilluar një sistem të posaçëm, gjegjësisht ajo rritet si një kërcell i dendur. Ky kërcell me dendësi të lartë mund ta përballojë edhe peshën e njeriut. Po ashtu aj rritet afër tokës, për ta ruajtur në këtë mënyrë sa më shumë ngrohtësi dhe për t’iu bërë ballë sa më mirë erërave të forta.

 

Alpinistët shpesh tallen se Yareta në fakt është bjeshkatarja më e mirë dhe më me përvojë, e madje shpesh edhe i imitojnë metodat e saj për përballimin e kushteve ekstreme. Mbase kjo bimë është e para në botë që i ka mundur majat më të larta dhe është ngjitur në kurorat më të larta të maleve.

PDF Magazine

Mars

READ MORE

NEW MAGAZINE