20 Mar

MAKAKËT JAPONEZ NË PARKUN E MAJMUNËVE JIGOKUDANI NË JAPONI

  Kur jashtë bën ftohtë i madh, majmunët e borës në Parkun e Majmunëve Jigokudani në Nagano në Japoni zbresin nga malet e larta dhe zhyten në burimet e ngrohta natyrore, të cilat njihen si ‘onsen’.   Majmunët e borës, më zyrtarisht të njohur si makakët japonez, shquhen si primatët jo njerëzor të gjallë më […]

           Më shumë

17 Mar

PALLATI PENA NË SINTRA, PORTUGALI

  Në maje të një kodre mbi qytetin e Sintra në Portugali gjendet një kështjellë e jashtëzakonshme, e cila është ndërtuar në një stil të elaboruar Romantik.   Ky pallat, i cili njihet me emrin Pallati Pena, mund të duket sikur është ndërtuar në periudhën e mesjetës, por në fakt, ai është ndërtuar në mesin […]

           Më shumë

16 Mar

LUMI FRASER NË PARKUN PROVINCIAL TË UJËVARËS REARGUARD, KANADA

  Lumi Frejzër (origj. Fraser River) rrjedh përmes një pjese tipike të peizazhit të larmishëm të Kolumbisë Britanike (origj. British Columbia). Ai buron në Malet Shkëmbore (origj. Rocky Mountains) dhe vazhdon duke gërryer lugina të rrëpirëta përmes Kolumbisë Britanike qendrore, për të ujitur luginat e pëlleshme bujqësore në rrethinën e qytetit të Vankuverit (Vancouver), ku […]

           Më shumë

15 Mar

KËSHTJELLA KILCHURN NË LOCH AWE (LIQENIN AU), SKOCI

  Klani Campbell e ndërtoi këtë kështjellë në brigjet e Loch Awe (Liqeni Au) në malësinë e Skocisë Perëndimore gjatë shekullit të 15-të. Kështjella Kilchurn (Kilçurn) u mbijetoi ndryshimeve të shumta strukturore dhe betejave, duke i përfshirë edhe trazirat e Kryengritjeve të Jakobinëve. Mirëpo, kjo kështjellë nuk i mbijetoi goditjes së një rrufeje në vitin […]

           Më shumë

13 Mar

“EVERYTHING EVERYWHERE ALL AT ONCE” E MBIZOTËRON CEREMONINË E 95-të TË OSCARS

  Sot në orët e hershme të mëngjesit sipas kohës sonë u mbajt ceremonia e 95-të e Çmimeve Oscar. Filmi “Everything Everywhere All at Once” ishte kryefjala e kësaj ceremonie e cila zgjati plot tri orë e gjysmë.   Një ceremoni pa incidente, por gjithsesi përplot me emocione Për dallim nga viti i kaluar, ceremonia […]

           Më shumë

10 Mar

SHPELLAT E MERMERIT NË LIQENIN E GJENERAL KARRERËS NË KILI

  Në anën e Kilit, ai njihet si Liqeni i Gjeneralit Karrera (General Carrera Lake). Mirëpo, nëse lundron drejt lindjes, pasi e kalon kufirin me Argjentinën do të gjendesh në Liqenin e Buenos Aires. E tërë kjo pa u larguar për asnjë moment nga varka.   Shpellat e mermerit të skalitur nga uji Pa marrë […]

           Më shumë

9 Mar

GURI I BALANCUAR (BALANCED ROCK) NË PARKUN KOMBËTAR BIG BEND NË TEKSAS, SHBA

  Parku kombëtar Big Bend është vendi të cilin Shërbimi i Parqeve të Shteteve të Bashkuara e quan “një prej cepave të fundit të egër të mbetur në Shtetet e Bashkuara.”   Parku kombëtar më pak i vizituar Vizitorët që dëshirojnë të arrijnë atje duhet të jenë vërtetë të përkushtuar. Ky terren i ashpër, i […]

           Më shumë

8 Mar

KRATERI NGORONGORO

  Zona e Konservimit Ngorongoro është një zonë e mbrojtur dhe një Lokacion i Trashëgimisë Botërore të UNESCO, e cila gjendet në Qarkun Ngorongoro, rreth 180 kilometra në perëndim të Rajonit Arusha, në kuadër të rajonit gjeologjik të Malësisë së Kraterit (Crater Highlands) në Tanzaninë Veriore. Përndryshe tipari kryesor i kësaj zone është krateri Ngorongoro. […]

           Më shumë

8 Mar

URIME 8 MARSI – DITA NDËRKOMBËTARE E GRAVE

  Ndonëse në Kosovë 8 Marsi njihet dhe festohet si Dita e Nënës, në fakt kjo ditë anekënd botës njihet si Dita Ndërkombëtare e Grave. Çdo vit Kombet e Bashkuara e zgjedhin një temë për këtë ditë. Përmes kësaj teme synohet që të theksohet drejtimi në të cilin duhet të fokusohen përpjekjet për përparimin e […]

           Më shumë

1 Mar

SANI PASS –RRUGA FAMËKEQE NË KUFIRIN MES AFRIKËS SË JUGUT DHE LESOTOS

  Duke nisur në një lartësi mbidetare prej 1544 metra për t’u ngjitur deri në 2876 metra, Sani Pass (Kalimi Sani) është një rrugë makinash me kthesa dhe lakime tejet famëkeqe. Ky kalim malor e përshkon peizazhin e ashpër të skarpateve (rrëpirave) të Drakensberg, dhe është rruga e vetme që e lidh provincën KwaZulu-Natal në […]

           Më shumë

24 Feb

Shkurt

           Më shumë

15 Feb

PIKTURA ‘LIQENI XHORXH DHE FSHATI KALDUELL’ (1850), NGA TOMAS ÇEMBËRS

  Liqeni Xhorxh (Lake George) në rajonin Adirondak (Adirondacks) të Nju Jorkut, ishte motiv i preferuar për lëvizjen artistike të Shkollës së Lumit Hadson (Hudson River School) të shekullit të 19-të. Mirëpo, Tomas Çembërs (Thomas Chambers), artisti që e ka pikturuar këtë peizazh, nuk ishte pjesë e kësaj lëvizjeje.   Vizioni i tij për Liqenin […]

           Më shumë