BOTA I THOTË LAMTUMIRË MARADONËS

 

Legjenda botërore e futbollit, Diego Aramando Maradona, vdiq dje në moshën 60 vjeçare nga një sulm në zemër.

Legjenda botërore e futbollit, Diego Aramando Maradona, vdiq dje në moshën 60 vjeçare nga një sulm në zemër. Sipas njoftimit zyrtar nga Ministria e Drejtësisë e Argjentinës shkaku i vdekjes së Maradonës është “edemë akute sekondare e mushkërive për shkak të përkeqësimit të dështimit kronik të zemrës”.

 

Dështimi i zemrës, është një gjendje kronike e cila gradualisht e dëmton aftësinë e zemrës për të pompuar gjakun. Si rezultat i kësaj mund të krijohen lëngje në mushkëri – gjë që njihet si edemë pulmonare.

 

Maradona konsiderohet si një nga lojtarët më të mëdhenj në historinë e lojës së futbollit. Ai fitoi famë botërore pasi e udhëhoqi Argjentinën drejt titullit të Kampionit Botëror në kampionatin e vitit 1986. Kurrë nuk do të harrohet performanca e tij kundër Anglisë në të cilën ai e shënoi atë golin e paharrueshëm me dorë, të cilin e më pas e shpjegoi si “Dora e Zotit.”

PDF Magazine

Mars

READ MORE

NEW MAGAZINE