World around us

NJË KAFSHATË – NJË MIJË HISTORI

Imagjinoni të udhëtoni nëpër botë, por pa biletë aeroplani. Mjafton të bëni vetëm një hap drejt tezgës më të afërt të ushqimit. Ushqimi në rrugë nuk është thjesht ushqim i shpejtë; është një kulturë, një stil jetese dhe një mënyrë për t'i njohur njerëzit përmes shijeve të tyre. Nga rrugët e zhurmshme të Tajlandës deri te lagjet shumëngjyrëshe të Parisit, çdo kafshatë mbart një histori tradite, zakonesh dhe kreativiteti, gjersa ne po ua paraqesim ato në këtë artikull…

OBSERVATORËT MË INTERESANTË NË BOTË

Që nga kohërat e lashta, njerëzit kanë parë drejt qiellit për përgjigje të pyetjeve të mëdha rreth asaj se si u krijua universi, nëse jemi vetëm dhe çfarë fshihet pas yjeve që i shohim çdo natë. Sot, falë observatorëve bashkëkohor, kemi mundësi të shikojmë më thellë në kozmos se kurrë më parë. Disa prej tyre nuk janë vetëm qendra shkencore, por edhe mrekulli të vërteta arkitekturore dhe teknologjike. Më poshtë, le të njihemi me observatorët më interesantë në botë që shtyjnë kufijtë e njohurive tona...

VENDET KU TOKA “MERR FRYMË” – PLANETI QË KURRË NUK RRI NË GJENDJE TË QETË

Në shikim të parë, duket sikur Toka është e qetë dhe e qëndrueshme. Ne ecim mbi të, ndërtojmë qytete dhe planifikojmë të ardhmen sikur asgjë nuk po ndodh poshtë nesh. Mirëpo e vërteta është krejtësisht ndryshe. Thellë nën sipërfaqen e planetit diçka vazhdimisht vlon, lëvizë dhe çliron energji. Në disa vende, ky proces është aq i dukshëm sa duket sikur Toka në të vërtetë po merr frymë.

QYTETET MË TË PASTRA NË BOTË: SHEMBUJ TË JETËS URBANE TË QËNDRUESHME

Në një botë ku qytetet po rriten më shpejt se kurrë, ndërsa cilësia e ajrit dhe mjedisit po bëhen ndër çështjet kryesore të jetës moderne, pastërtia e hapësirave urbane merr një rëndësi të veçantë. Qytetet më të pastër në botë nuk janë vetëm vende me rrugë dhe parqe të rregulluara, por shembuj të planifikimit të përgjegjshëm, vetëdijes ekologjike dhe kujdesit afatgjatë për shëndetin e banorëve të tyre.

ATY KU FILLOJNË TREGIMET – PORTET DHE AEROPORTET MË TË BUKURA

Portet dhe aeroportet nuk janë vetëm vende për vajtje-ardhje, ato janë skena të tregimeve njerëzore. Aty takohen kultura të ndryshme, lindin miqësi, dashuri dhe ndarje. Çdo vajtje ose ardhje mbart një emocion, qoftë gëzimin e një takimi të sërishëm, apo dhimbjen e qetë të ndarjes. Vendet që lidhin botën shpesh janë edhe vendet që na kujtojnë se si jeta është plot me momente të paharrueshme. Kjo është arsyeja pse ne hedhim një vështrim në portet dhe aeroportet më të bukura, ku udhëtimet bëhen tregime...

VENDET ME KUSHTET MË TË PAZAKONTA TË MOTIT

Planeti ynë është plot me kontraste klimatike. Ndërsa disa shijojnë diell të këndshëm dhe fllade të lehta, të tjerët përballen me stuhi dëbore, shira tropikale ose nxehtësi të shkretëtirës. Moti njëkohësisht mund të jetë një mrekulli dhe një sfidë, gjersa në vendet në vijim ai tregon anën e tij më të pazakontë...

Our team delivers reliable solutions tailored to your specific needs. We prioritize quality and customer satisfaction in every project.

Address :

Info :

Best KINDERGARTEN Theme

All Demos Included

With Kindergarten WordPress Theme you will have everything you need to create a memorable and enchanting online presence. Start create your dream education site today.