CEREMONIA E ÇMIMEVE GRAMMY SHTYHET DERI NË MARS

 

Ceremonia e çmimeve Grammy për vitin 2021 është shtyrë për shkak të pandemisë së COVID-19, kanë bërë të ditur organizatorët. Ceremonia, e cila është një ndër më të mëdhatë në industrinë e muzikës ishte planifikuar që të mbahet më 31 janar. Mirëpo, tani ajo do të zhvillohet më 14 mars, për shkak të rritjes së numrit të infektimeve në Los Angeles dhe në shtetin e Kalifornisë.

 

“Asgjë nuk është më me rëndësi se sa shëndeti dhe siguria e atyre që janë pjesë e komunitetit muzikor si dhe të qindra njerëzve që punojnë në mënyrë të palodhshme për të përgatitur këtë shfaqje,” thuhej në deklaratën e Akademisë së Regjistrimeve (Recording Academy), e cila i udhëheq Çmimet Grammy.

 

Siç dihet, tri artistet me numrin më të madh të nominimeve sivjet janë: Beyoncé me gjithsejtë nëntë nominime, Taylor Swift me gjashtë nominime, duke e përfshirë këtu mundësinë për të fituar për herë të tretë çmimin për albumin më të mirë si dhe Dua Lipa e cila po ashtu i ka gjashtë nominime për këngën e saj “Future Nostalgia”.

 

Shtyrja e kësaj ceremonie nuk vjen pa probleme pasi që në datën e njëjtë është paralajmëruar që të mbahet edhe ceremonia për “Screen Actors’ Guild” dhe njëherit nuk dihet nëse komediani Trevor Noah, i cili ishte paraparë të ishte nikoqiri i shfaqjes, do të merr pjesë në këtë ceremoni.

 

Krahas çmimeve Grammy edhe ceremonitë e çmimeve Oscar, Golden Globes dhe Brit Awards tashmë janë shtyrë për shkak të pandemisë.

PDF Magazine

Prill

READ MORE

NEW MAGAZINE