ÇIKAGO

 

Çikago është qyteti më i madh i shtetit të Ilinoit (Illionois) dhe Njëherit qyteti i tretë më i madh në Shtetet e Bashkuara ë Amerikës (SHBA).

 

Ai shtrihet në bregun jugperëndimor të Liqenit të Miçiganit (Michigan), në rajonin e Liqeneve të Mëdha (Great Lakes) dhe lumit Misisipi (Missisipi). Ky qytet i ka mbi 2,5 milionë banorë, mirëpo nëse i marrim parasysh të gjithë banorët që jetojnë edhe në rrethinat e qytetit atëherë numri i tyre shkon në afër 10 milionë.

 

Çikago është një prej qendrave ndërkombëtare financiare, industriale, kulturore, tregtare, arsimore, transportuese dhe telekomunikuese, si dhe selia e disa kompanive me renome botërore si Boeing dhe McDonald’s.

 

Me mbi 50 milionë vizitorë vendor dhe ndërkombëtar në vitin 2018, Çikago, pas Nju Jorkut (New York), është destinacioni më i popullarizuar turistik në SHBA. Ai njëherit është edhe destinacioni më i popullarizuar për emigrantët nga Ballkani, dhe Evropa jugore, qendrore dhe lindore.

 

Fakte interesante

  • Emri Çikago ka lindur falë francezëve dhe interpretimit të tyre të gabuar të fjalës indiane për qepët e egra.
  • Çikago ka shumë nofka ku më të famshme janë: Qyteti me Erë, Qyteti i Shpatullave të Gjera dhe Qyteti i Dytë.
  • Kulla Uillis (Willis Tower), është ndërtesa më e lartë në hemisferën perëndimore dhe ndërtesa e dymbëdhjetë më e lartë në botë, me një prej ashensorëve më të shpejtë. Nga kjo ndërtesë mund të shihen katër shtete të SHBA-ve.
  • Banka e parë e gjakut në SHBA u themelua në Çikago në vitin 1937.
  • Mbetjet nga Zjarri i Madh i vitit 1871 janë përdorur për të mbushur një pjesë të Liqenit Miçigan dhe për zgjerimin e Parkut Grant.
  • Në Çikago ekzistojnë mbi 2.000 tezga ku shiten hot-dog.
  • Restoranti i parë McDonald’s u hap në Çikago në vitin 1955.
PDF Magazine

Prill

READ MORE

NEW MAGAZINE