CILËN PAJISJE MAGJIKE NGA LIBRAT DO TË DËSHIRONIT TA KENI?

Qoftë nëse bëhet fjalë për makinën e kohës për t’ju çuar në të kaluarën apo për llambën magjike të Aladinit me tri dëshirat e famshme, shkrimtarët shpeshherë shpikin gjëra që në momente të caktuara na nevojiten shumë. Këto janë disa prej gjërave magjike që do të dëshironim t’i kishim:

 

Fishekzjarrët e Gandalfit

Askush nuk ka arritur ende që ta tejkalojë dragoin shpërthyes me të cilin Gandalf e zbukuron festën e hobitëve në librin “Kryezoti i Unazave: Besëlidhja e Unazës”.

– aty ishte edhe një kaskadë e fluturave të cilat duke shkëlqyer u lëshuan mbi pemë; ishin edhe disa shtylla të zjarrit të larmishëm që u ngritën lart dhe u shndërruan në shqiponja ose vel anije apo tufa të mjellmave në fluturim; ishte edhe një stuhi e kuqe dhe një rrebesh i shiut të verdhë; ishte edhe një pyll i shtizave të argjendit të cilat papritur fluturuan lart me thirrje të luftës, për të rënë më pas në ujë duke fërshëllyer sikur qindra gjarpërinj të zjarrtë. Ishte edhe një befasi e fundit në nder të Bilbosë, e cila i trembi jashtëzakonisht shumë të gjithë hobitët, ashtu edhe siç dëshironte Gandalfi.

 

Gjithçka nga fabrika e çokollatës së Uilly Uonkës (Willy Wonka)

Gjithçka, gjithçka, gjithçka. Edhe proshutën e mbështjellë me çokollatë dhe piten e shndërruar në milkshake dhe mbushjet me karamele dhe televizorin nga çokollata.

 

Pelerinën e padukshmërisë

Pelerina e kuqe të cilën Harry Potter (Harri Poter) e pranon si dhuratë për Krishtlindje, padyshim është një prej objekteve magjike më të mira në morinë e objekteve nga universi i J. K. Rowling. Lexuesit e dinë mirë pse – kur të mbështilleni me të, bëheni të padukshëm.

 

Qilimin fluturues

Nëse nuk ka fshesa fluturuese, atëherë do të ishte i dobishëm edhe qilimi fluturues nga “Njëmijë e një net”. Ai është më i rehatshëm por, edhe ideal për të shmangur tollovitë e qytetit.

 

Këpucët e argjendta të Dorotit

Ndonëse në filmin “Magjistari i Ozit” ato ishin të rubinit, në libër ato janë të argjendta, ndonëse e kanë qëllimin e njëjtë – ato ju transportojnë pikërisht atje ku dëshironi të jeni në atë moment.

PDF Magazine

Prill

READ MORE

NEW MAGAZINE