CILI ËSHTË VENDI MË I PASTËRT NË BOTË?

 

Kombet e Bashkuara e kanë shpallur vitin 2017 si vitin ndërkombëtar për zhvillim të qëndrueshëm të turizmit. Sllovenia ishte vendi që fitoi më së shumti pikë në të gjitha kategoritë dhe kështu u shpall fituese.

 

Ky titull erdhi pasi u vërtetua që Sllovenia i plotësonte 96 nga 100 treguesit e qëndrueshmërisë. Shumica e vendeve me zhvillim të lartë, të cilat edhe janë radhitur lart në listën në fjalë i kanë plotësuar rreth 80 tregues.

 

Disa prej treguesve ishin kujdesi për mjedisin dhe ndryshimet klimatike, pastaj kujdesi për biodiversitetin, autenticitetin kulturor, dhe kështu me radhë. Krahas kësaj, Sllovenia, gjegjësisht, kryeqyteti i saj Lubjana, në vitin 2016 e ka fituar edhe titullin e qytetit më të gjelbëruar në Evropë.

 

Për Sllovenët, këto çmime përfaqësojnë mirënjohje për punën e palodhshme pas miratimit të një sërë masash dhe ligjesh ekologjike. Në Slloveni, mbeturinat ndahen në tri lloje plastikë, letër dhe biologjike. Në këtë mënyrë, është siguruar që së paku një e treta e mbeturinave të prodhuara gjatë vitit riciklohen. Po ashtu, janë futur në përdorim edhe biçikletat publike, autobusët që përdorin gaz natyror, si dhe është ndaluar vozitja nëpër qendrën e shumicës së qyteteve. Përmes këtyre masave është reduktuar dukshëm emetimi i gazrave të dëmshme.

 

Gazi natyror përdoret edhe për ngrohjen e ambienteve të ndërtesave për banim.

 

Një tjetër fakt interesant është që pothuajse 60 për qind e territorit të Sllovenisë është e mbuluar me pyje. Në territorin e këtij shteti aktualisht jetojnë 20.000 lloje të kafshëve në 40 parqe dhe rezervate kombëtare.

PDF Magazine

Prill

READ MORE

NEW MAGAZINE