COVID-19: GRATË DHE TREGIMET E TYRE

Europe House (Shtëpia e Evropës) në Kosovë e ka hapur Garën e Fotografisë me temën: “COVID-19: GRATË DHE TREGIMET E TYRE”. Afati për dorëzimin e punimeve është 14 tetor 2020, deri në orën 23:59. Gara është ideuar në atë mënyrë që së pjesëmarrësit të ndajnë fotografitë dhe tregimet e tyre se çfarë kanë bërë gjatë karantinës. Në fund fituesit e garës do të fitojnë shpërblime si dhe fotografitë dhe tregimet e tyre do të bëhen pjesë e një publikimi të Zyrës së BE-së në Kosovë.

 

Metoda e aplikimit

Të gjithë të interesuarit mund të bëhen pjesë e kësaj gare duke e dërguar një fotografi të tyren apo të ndonjë gruaje tjetër gjatë pandemisë, bashkë me një përshkrim të shkurtër deri në 200 fjalë të atij momenti, në info@europehouse-kosovo.com.

 

Rregullat e garës

Fotografitë dhe tregimet duhet të jenë origjinale dhe të krijuara specifikisht për këtë garë.

Përshkrimi i fotografisë duhet të jetë deri në 200 fjalë.

Mund të dërgoni vetëm një tregim por deri në 3 fotografi për person.

Fotografitë mund të jenë të grave që kanë punuar/punojnë prej shtëpisë, duke i kryer angazhimet familjare, gratë në vendin e punës në kohën e pandemisë, gratë që punuan në radhën e parë në luftën me pandeminë, dhe momente të tjera që e tregojnë sakrificën dhe investimin e grave në këtë kohë pandemie.

Gara është e hapur për të gjitha gratë/vajzat/femrat e çdo moshe, nga Kosova

Publiku (gratë dhe burrat) mund edhe të nominojnë dikë tjetër për tu futur në garë.

Fitues të çmimeve mund të jenë vetëm ata që dërgojnë fotografi por jo ata që nominojnë/nominohen.

 

Përzgjedhja e fituesve

Një juri në përbërje të një fotografi/fotografeje profesionale, dikush nga stafi i Zyrës së BE dhe nga stafi i Europe House do të bëjë vlerësimin e fotografive. Në fund të njoftimit të tyre për hapjen e kësaj gare Europe House bën të ditur se rregullat e garës mund të ndryshojnë në bazë të zhvillimit të mëtutjeshëm të saj.

PDF Magazine

Prill

READ MORE

NEW MAGAZINE