COVID-19: TANI MË SHUMË SE KURRË MË PARË DUHET T’I MBROJMË FËMIJËT NGA PUNA E FËMIJËVE

Sot është Dita Botërore Kundër Punës së Fëmijëve 2020, dhe në këtë ditë i tërë fokusi është në ndikimin që kriza e shkaktuar nga pandemia aktuale e ka në punën e fëmijëve. Pandemia COVID-19 dhe tronditja rezultuese në tregun ekonomik dhe atë të punës pa dyshim që kanë një ndikim tejet të madh në jetët e njerëzve anë e kënd botës. Për fat të keq, fëmijët janë shpesh të parët që i vuajnë këto pasoja dhe kjo krizë mund t’i shtyjë miliona fëmijë në punë. Tashmë vlerësohet se rreth 152 milionë fëmijë janë të detyruar që të punojnë dhe 72 milionë prej tyre kryejnë punë të rrezikshme. Këta fëmijë tani kanë gjasa edhe më të mëdha për t’u përballur me rrethana që janë edhe më kërcënuese dhe më të vështira, e madje edhe orar të zgjatur të punës.

 

Sivjet Dita Botërore Kundër Punës së Fëmijëve po zhvillohet si një fushatë virtuale, dhe ajo është organizuar në bashkëpunim në mes të Global March against Child Labor (Marshimi Global kundër Punës së Fëmijëve) dhe International Partnership for Cooperation on Child Labor in Agriculture (Partneritet Ndërkombëtar për Bashkëpunim për Punën e Fëmijëve në Bujqësi).

 

Një hulumtim i përbashkët i Organizatës Ndërkombëtare të Punës dhe UNICEF-it (ILO-UNICEF) për ndikimin e COVID-19 mbi punën e fëmijëve, i ka analizuar disa prej kanaleve kryesore përmes të cilave pandemia ka gjasa më të mëdha që të ndikojë përparimin e arritur në zhdukjen e punës së fëmijëve.

PDF Magazine

Prill

READ MORE

NEW MAGAZINE