Nuk ka asnjë dyshim që sa herë të flitet për skenën e muzikës shqip emri i Dafina Zeqirit përgjithmonë do të jetë sinonim i qëndrueshmërisë dhe inovacionit. Përgjatë tërë karrierës së saj, ajo vazhdimisht i ka ripërkufizuar standardet e muzikës dhe paraqitjes skenike në ndërkohë që ka qenë edhe burim i pashtershëm i frymëzimit për gjenerata të tëra. Gjashtëmbëdhjetë vjet pas intervistës së parë me revistën tonë, rrugëtimi i saj në industrinë e muzikës është thjesht mahnitës. Në këtë intervistë të re me Dafinën ne ju ftojmë që të lexoni më shumë për aspiratat e saj sot, pas një karriere të jashtëzakonshme.