DEPARTAMENTI I PSIKOLOGJISË NË UP PËRGATIT SEANCA PSIKO-EDUKUESE PËR PUBLIKUN

Në mars të vitit 2020, Organizata Botërore e Shëndetësisë e shpalli pandeminë për shkak të numrit të madh të infektimeve me virusin COVID-19 në nivelin global. Masat e marra për parandalimin e përhapjes së virusit COVID-19 si izolimi, distancimi social, mbyllja e shkollave dhe vendeve të punës e kanë ndryshuar mënyrë tonë të funksionimit. Po ashtu, frika nga e panjohura e ndërlidhur me pyetje të tilla se sa do të zgjasë kjo gjendje, si dhe pasojat e saj, si frika nga infektimi i mundshëm janë duke gjeneruar stres në popullatë.

 

Në përgjigje të kësaj gjendje Departamenti i Psikologjisë në Universitetin e Prishtinës (UP), duke i përfshirë edhe studentët e nivelit master të programit Psikologji Shkollore dhe Këshillim, i kanë zhvilluar disa materiale psiko-edukuese, që mund të shërbejnë si lehtësues i mundshëm i shqetësimit psikologjik, që mund të përjetojnë qytetarët gjatë pandemisë COVID-19 apo për shkaqe të tjera.

 

Aktualisht, në kuadër të materialeve të përgatitura janë tri video ose seanca psiko-edukuese të cilat mund t’i gjeni në adresën: https://shendetimendor.uni-pr.edu/. Temat të cilat trajtohen në këto tri seanca janë: SEANCA 1 – TË KUPTUARIT DHE MENAXHIMI I STRESIT, SEANCA 2 – TË KUPTUARIT DHE MENAXHIMI I ANKTHIT, dhe SEANCA 3 – KONTROLLIMI I MENDIMEVE BRENGOSËSE.

 

Psikoedukimi u ofron të interesuarve informata për shëndetin mendor, për faktorët rrezikues dhe mbrojtës të shëndetit mendor. Me fjalë të tjerë psiko-edukimi ofron informacion dhe mbështetje për të kuptuar më mirë problemet e shëndetit mendor.

PDF Magazine

Mars

READ MORE

NEW MAGAZINE