NËSE DËSHIRONI TË STUDIONI NË AMERIKË – ATËHERË VIZITONI PANAIRIN E EDUKIMIT!

Ndonëse mund të duket si shumë e vështirë, regjistrimi dhe vazhdimi i studimeve në ndonjërin prej universiteteve në SHBA nuk është i pamundur. Prandaj, nëse ju jeni të vendosur për të realizuar këtë ëndërr atëherë, ju patjetër duhet që ta vizitoni panairin virtual “Education USA Southeastern Europe Virtual Fair 2020”.

 

Ky panair do të zhvillohet sot (10-06-2020) dhe është i hapur për pjesëmarrës nga Kosova, Shqipëria, Qipro, Kroacia, Serbia, Mali i Zi, Maqedoninë, Bosnje Hercegovina, Sllovenia dhe Turqia. Përmes këtij panairi studentët e ardhshëm do të mund të marrin informata për 22 universitete dhe kolegje në SHBA, të cilat do të paraqesin pasqyrat e programeve të tyre dhe proceseve të pranimit dhe po ashtu do të përgjigjen në pyetjet e studentëve të ardhshëm dhe prindërve të tyre.

 

Orari

 

Dhomat virtuale të universiteteve/kolegjeve do të jenë të hapura tri orë për Prishtinën, Tiranën, Zagrebin, Beogradin, Podgoricën, Shkupin, Sarajevën  dhe Lubjanën, duke filluar nga ora 18:00 deri në orën 21:00. Kurse për Nikozinë, Stambollin dhe Ankaranë panairi fillon në orën 19:00 dhe përfundon në orën 22:00.

 

Si të merrni pjesë në panair?

 

Në vegzën https://docs.google.com/document/d/1QnBduCC8jrQygGtJ4jSLP-7VTENOpDqx/edit?fbclid=IwAR3ti332JhUf0sOt76tBvg7NDpT7rVs9f0CPWMR9L7FeVzDSENWnmLLi2Qk# e gjeni listën e universiteteve dhe kolegjeve të cilat marrin pjesë në këtë panair. Përpara se të fillojë panairi, shkoni në vegzën e cekur dhe aty do t’i gjeni vegëzat individuale për secilin prej institucioneve arsimore të sipërpërmendura gjegjësisht, dhomat e tyre virtuale. Disa prej këtyre dhomave kërkojnë fjalëkalim.

 

Klikoni vegëzat e këtyre dhomave për të dëgjuar informacionet për secilin institucion si dhe për të bërë pyetje.

 

Në të njëjtën kohë do të keni qasje edhe në prezantime të cilat do t’iu japin më shumë informacione për vazhdimin e studimeve në SHBA në përgjithësi. Po ashtu, do të ketë video prezantime edhe se si duhet të aplikoni për studime në universitetet amerikane përmes pesë hapave. Prezantimi në gjuhën shqipe gjendet këtu: https://drive.google.com/file/d/1CHjDuCTuQEmkKhEIOCUXugbTWX9Niqr-/view.

 

Prandaj, mos harroni, sot nga ora 18:00-21:00 ëndërra e juaj për të studiuar në SHBA është një hap më afër.

PDF Magazine

Mars

READ MORE

NEW MAGAZINE