DHJETË SHPREHITË E NXËNËSVE TË SHKËLQYESHËM

Nëse keni problem me të nxënit dhe keni vendosur që në vitin e ri shkollor të shkëlqeni dhe të arrini sukses të madh në shkollë, bëni mirë që të dëgjoni këshillat e nxënësve të shkëlqyeshëm.

 

Mos ekzagjeroni!

As të mos iu shkoj mendja që brenda një kohe të shkurtër ju do të mund të shkëlqeni, që do të mund të zotërini të gjitha lëndët përnjëherë. Nxënësit e suksesshëm zakonisht bëjnë një orar sipas të cilit i ndajnë mësimet dhe mësojnë gradualisht duke mos i lënë të ju grumbullohen të gjitha njësitë e mësuara gjatë vitit shkollor.

 

Planifikoni!

Planifikoni kur do të filloni të mësoni. Disa mësojnë më mirë në mëngjes, disa menjëherë pas kthimit nga shkolla, dhe disa në mbrëmje. Gjeni se çfarë ju përshtatet më së miri, por mbani në mend se gjumi cilësor është gjithashtu shumë i rëndësishëm.

 

Gjithmonë në të njëjtën kohë

Kjo është e rëndësishme për të krijuar një rutinë të përditshme mësimore. Përgatitni një orar kur do të mësoni dhe përmbahuni atij. Në këtë mënyrë, ju do të jeni gati mentalisht dhe emocionalisht për çdo orë mësimore vijuese, dhe së shpejti, kjo do të ju bëhet e zakonshme.

 

Vendosni vetes një qëllim

Çdo mësim duhet të ketë një qëllim të caktuar, sepse pa të, mbajtja në mend e materialit nuk do të ketë efekt. Ju duhet të dini se çfarë doni të arrini me secilin mësim, dhe para se të filloni, përcaktoni sa njësi mësimore do ti mësoni atë ditë.

 

Mos e shtyeni mësimin!

Humbja e interesit për një lëndë të caktuar është gjë normale. Mirëpo nëse ju e shtyeni mësimin e atyre njësive mësimore që nuk ju pëlqejnë, atëherë ato do të grumbullohen dhe ju do të stresoheni pa nevojë. Kështu që përmbajnu orarit të cilin ja keni caktuar vetes.

 

Filloni me lëndën e vështirë

Nëse në mesin e lëndëve mësimore më të vërtët ka ndonjë që “nuk ju pëlqen”, mos e leni anash. Bëni të kundërtën. Me atë lëndë mësimore merruni më së pari. Më vonë do ta keni shumë më të lehtë që ti mësoni lëndët e tjera duke pasur në mend se më të vështirën veq e keni mbaruar.

 

Shënimet!

Mos harroni të mbani shënimë gjatë shpjegimit të njësive mësimore në klasë. Ndoshta profesori do të thotë diçka që nuk gjendet në libër dhe do t’ju pyesë mu atë pyetje në test. Gjithashtu, para se të filloni të mësoni, rishikoni shënimet tuaja dhe mbajini ato me vete, sepse në këtë mënyrë ju do të plotësoni dijen tuaj me informacione shtesë.

 

Mos u shpërqëndroni!

Mundohuni që të mos hasni në pengesa gjatë orës së caktuar për mësim. Fikni internetin, harroni rrjetet sociale dhe fikni tonin në celularin tuaj. Gjithashtu, kërkojuni anëtarëve të familjes të jenë të qetë dhe të mos qëndrojnë në dhomën tuaj gjatë kohës që ju mësoni.

 

Të mësuarit në grup

Megjithëse mësimi në grup jo gjithmonë është produktiv, ndoshta pas kalimit të njësisë mësimore edhe mund të organizoni një orë të tillë me shokët tuaj me të cilat mund të përsërisni njësinë mësimore apo edhe të sqaroni paqartësitë nëse keni hasur në to.

PDF Magazine

Prill

READ MORE

NEW MAGAZINE