DITA BOTËRORE E LIBRIT DHE TË DREJTAVE TË AUTORIT

Çdo vit më 23 prill shënohet Dita Botërore e Librit dhe të drejtave të autorit. Në Konferencën Gjenerale të UNESCO-së të mbajtur në Paris në vitin 1995, u mor vendim që kjo ditë do të shënohej çdo vit në mbarë botën. Qëllimi ishte që të vetëdijesohen sa më shumë njerëz për rëndësinë e librit, kulturës së leximit, si dhe të shikuarit e librit si vlerë mbarë botërore.

 

Krijimi i librit lidhet me krijimin e letrave të para. Bibliotekat e para fillimisht përmbanin shkrime në formën e  pllakave të argjilës. Asokohe qasja në këto thesare  të kulturës ishte një privilegj që iu takonte vetëm disa shtrsave të caktuara shoqërore. Vetëm më vonë iu ofrua qasja në biblioteka masave të gjera të shoqërisë. Disa prej bibliotekave më të famshme që kanë merita për përhapjen e vlerave kulturore, dijes, shkrim leximit dhe njohurive të përgjithshme për botën ishin:

 

  • Biblioteka e Aleksandirsë
  • Biblioteka e Ashurbanipalit
  • Biblioteka e Pergamit
  • Biblioteka e Forumit të Trajanit (Ulpia)
  • Vila e papiruseve
  • Biblioteka e Celsusit
  • Shtëpia e mençurisë
  • Biblioteka e Konstandinopojës

 

 

Përmes leximit ne mësojmë gjëra të reja, mendojmë, e zhvillojmë mendjen, e pasurojmë fjalorin tonë, e mbajmë mprehtësinë e mendjes. Falë leximit ne mësojmë që të shprehemi më bukur, frymëzohemi për të zhvilluar kreativitetin tonë, vijmë në kontakt me gjëra të reja të panjohura, dhe ecim në hap me kohën.

 

Disa shkencëtarë të Universitetit të Yale përmes një studimi të tyre e kanë dëshmuar se personat që lexojnë mesatarisht jetojnë dy vjet më gjatë.

PDF Magazine

Prill

READ MORE

NEW MAGAZINE