DITA NDËRKOMBËTARE E OQEANEVE, MUSHKËRIVE TË PLANETIT TONË

Në listën e ditëve ndërkombëtare që i shënojmë, pa asnjë dyshim duhet të bëjë pjesë edhe dita e sotme – Dita Ndërkombëtare e Oqeaneve. Mendoni se oqeanet nuk ka asnjë lidhje me jetën tuaj të përditshme? Mos u ngutni. Shëndeti ynë është i lidhur ngushtë me shëndetin e oqeaneve.

 

Organizmat e zbuluar në thellësitë ekstreme, janë duke u shfrytëzuar për të përshpejtuar zbulimin e COVID-19 – porosisin nga Organizata e Kombeve të Bashkuara.

 

Kjo është vetëm një prej arsyeve pse duhet të festojmë Ditën Ndërkombëtare të Oqeaneve, pasi që ato janë mushkëritë e planetit tonë sepse prodhojnë pjesën më të madhe të oksigjenit në tokë. Pastaj janë burim i jashtëzakonshëm i ushqimit dhe ilaçeve, si dhe janë pjesë kritike e biosferës.

 

Përkundër rëndësisë së oqeaneve, njerëzimi nuk kujdeset mjaftueshëm për të ardhmen e këtyre ekosistemeve unike. Rrjedhimisht, gjashtë objektet që më së shpeshti gjenden në plazhe janë – duqit e cigareve, mbështjellësit e ushqimeve, shishet e plastikës, kapakët e shisheve, gypat plastik dhe qeset e plastikës.

 

Krahas asaj se këto objekte nuk e kanë vendin në ujë, ato shpesh janë të punuara nga materiale që nuk janë të bio-degradueshme, kështu që nuk ka asnjë mundësi që ndotja të pakësohet pas një periudhe të caktuar.

 

Prandaj, nuk është për t’u habitur se tema e sivjetme e Ditës Ndërkombëtare e Oqeaneve është: Inovacionet për Oqeane të Qëndrueshme. Po këtë temë e ka edhe aktiviteti online i KB në të cilin do të marrin pjesë personalitete të famshme si – Cara Delevigne, Ellie Goulding, Jack Harries, etj.

 

Prandaj, bëhuni pjesë e këtij aktiviteti dhe mos harroni se oqeanet janë e ardhmja jonë!

PDF Magazine

Mars

READ MORE

NEW MAGAZINE