DITA NDËRKOMBËTARE E ROMËVE

 

Dita Ndërkombëtare e Romëve – 8 prilli – është dita e çmuarjes së kulturës rome dhe rritjes së vetëdijes për problemet me të cilat përballen romët.

 

Përfaqësuesja e komunitetit rom nga Graçanica, Naxha Gradina e ka theksuar rëndësinë e shënimit të kësaj dite për Romët në Kosovë. Për revistën For You ajo tha se duke e pasur parasysh situatën aktuale të krijuar nga pandemia COVID-19, sivjet nuk kanë pasur mundësi që të organizojnë ndonjë manifestim kulturor, sikurse në vitet e mëparshme. Ajo më tej shtoi se në të kaluarën me muaj të tërë punohej në përgatitjen e manifestimeve që mbaheshin në vende publike me pjesëmarrjen e vizitorëve të shumtë. Zakonisht programi fillonte me himnin Xhelem, xhelem” dhe më pas të rinjtë vazhdonin me lojërat, folklorin, skeçet, dhe këngët e tyre për të argëtuar njerëzit me shumë kënaqësi i përcillnin.

 

Gjithsesi, duhet theksuar se edhe gjatë pandemisë së COVID-19, shënimi i kësaj dite është tejet i rëndësishëm për pjesëtarët e këtij komuniteti. “8 prilli është dita kur ne e shënojmë kulturën rome dhe punojmë për ngritjen e vetëdijes së shoqërisë për problemet me të cilat përballen romët,” theksoi Gradina.

 

Dita Ndërkombëtare e Romëve shënohet që nga viti 1971, me qëllim të theksimit të pozitës së vështirë shoqërore në të cilën gjenden romët dhe për përmirësimin e cilësisë së jetës së tyre. me këtë rast është zgjedhur edhe himni dhe flamuri i romëve me ngjyrën e kaltër dhe të gjelbër me një rrotë të kuqe në mes, e cila e simbolizon përparimin dhe lëvizjen, por edhe migrimin e romëve përgjatë shekujve.

PDF Magazine

Prill

READ MORE

NEW MAGAZINE