DITA NDËRKOMBËTARE KUNDËR SIDËS

 

Sot është 1 dhjetori dhe anembanë botës në këtë datë shënohet Dita Ndërkombëtare Kundër Sidës. Në lidhje me shënimin e kësaj dite, Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) rikujton se është arritur përparim i madh në trajtimin e kësaj sëmundjeje që nga paraqitja e saj në vitin 1990. Sidoqoftë, kjo sëmundje mbetet një problem shëndetësor madhor global. Për më tepër, për shkak të pandemisë së COVID-19, edhe trajtimi i kësaj sëmundjeje është duke u përballur me sfida shtesë.

 

Më tej OBSH, rikujton se vazhdimi i shërbimeve për parandalimin, testimin, trajtimin dhe kujdesin është thelbësor. Për këtë arsye sivjet OBSH i përgëzon të gjithë punonjësit shëndetësor që punojnë në ofrimin e shërbimeve kundër Sidës. Po ashtu, iu bëhet thirrje udhëheqësve botëror dhe qytetarëve që të bashkohen për të shfaqur “solidaritet global” për vazhdimin e thelbësore kundër Sidës gjatë pandemisë së COVID-19 dhe më tej.

 

Shënimit të kësaj dite i është bashkuar edhe Ministria e Shëndetësisë e Kosovës. Kjo e fundit i ka postuar në llogarinë e saj zyrtare në Facebook një sërë ilustrimesh përmes të cilave theksohen aspektet kryesore që duhet të kihen parasysh në lidhje me këtë sëmundje.

PDF Magazine

Mars

READ MORE

NEW MAGAZINE