DITËT E TRASHËGIMISË EVROPIANE: TRASHËGIMIA DHE ARSIMIMI

Ditët e Trashëgimisë Evropiane (European Heritage Days – EHD) janë aktiviteti kulturor pjesëmarrës më masiv, në të cilin marrin pjesë 50 shtete nënshkruese të Konventës Kulturore Evropiane. Gjatë këtyre ditëve, të cilat zakonisht organizohen përgjatë muajit shtator, në mbarë Evropën hapen dyert e objekteve të shumta kulturore, lokacioneve dhe institucioneve, në mënyrë që qytetarët të kënaqen duke i vizituar ato si dhe të njihen me trashëgiminë e përbashkët kulturore, në mënyrë që të përfshihen në mënyrë aktive në mbrojtjen dhe përparimin e saj.

 

Për edicionin e sivjetmë, EHD e promovon rolin e arsimimit në trashëgimi si dhe rolin e trashëgimisë në arsim. Trashëgimia e arsimimit është një burim i pasur i të mësuarit, por edhe një mënyrë për të parë të kaluarën e përbashkët në shumë tradita. Kështu, për shembull, gjuha latine e ka luajtur një rol të madh në jetën e shkencëtarëve të mesjetës në mbarë Evropën, por ajo përdoret edhe sot si gjuhë e ligjeve, shkencës dhe teknologjisë. Madje, ekzistojnë edhe një sërë lidhjesh arsimore, të cilat shtrihen edhe përtej kufijve evropian.

 

Duke qenë se pandemia e COVID-19 është duke vazhduar ende, sezoni i sivjetmë i EHD, do të përfshijë një gamë të gjerë të aktiviteteve digjitale në formën e video regjistrimeve, galerive të fotografive, vizitave virtuale, audio emisioneve sipas kërkesës, blogjeve, uebinareve, tregimeve për vendet që do të prezantohen online, etj.

 

faqen zyrtare të EHD mund të mësoni më shumë për tradita të tilla si tharja e lëkurës së peshkut në Suedi, thurja e shportave në Portugali, apo prodhimi i pllakave të mesjetës në Angli… Në po të njëjtën faqe mund t’i gjeni edhe aktivitetet e pritura të cilat do të zhvillohen anekënd Evropës.

 

Shënimi i EHD u fillua nga Këshilli i Evropës në vitin 1985 në Francë, kurse nga viti 1999 këto ditë organizohen si nismë e përbashkët e Komisionit Evropian dhe Këshillit të Evropës.

PDF Magazine

Prill

READ MORE

NEW MAGAZINE