DRURI I BRAZILIT

 

Caesalpinia echinata – është një lloj i veçantë i drurit në Brazil, i cili bën pjesë në familjen e bizeleve Fabaceae. Në mesin e emrave më të zakonshëm të këtij druri janë Brazilwood (Druri i Brazilit), Pau-Brasil, Pau de Pernambuco dhe Ibirapitanga.

 

Gjëja më e veçantë në lidhje me këto pemë është zemra e dendur me ngjyrë të kuqe e trungut të tyre. Përndryshe, ky është dru i cilësisë së lartë, i cili shfrytëzohet për ndërtimin e harqeve për instrumentet muzikore. Trungu i Drurit të Brazilit mund të arrijë deri në pesëmbëdhjetë metra lartësi, kurse lëvorja e tyre qërohet në copa të mëdha duke e zbuluar kështu zemrën e tyre të kuqe.

 

Gjatë shekullit të gjashtëmbëdhjetë, Druri i Brazilit ishte shumë i çmuar dhe i kërkuar në Evropë sidomos për ngjyrën e kuqe që prodhohej nga trungu i tij. Kjo ngjyrë përdorej për prodhimin e tekstilit luksoz si kadifeja, tekstil ky që ishte shumë i kërkuar gjatë Epokës së Rilindjes.

 

Eksploatimi i tepruar çoi në rënien drastike të numrit të Drurit të Brazilit gjatë shekullit të 18, duke çuar kështu në kolapsin e këtij aktiviteti ekonomik. Aktualisht, ky lloj i drurit është zhdukur në shumicën e zonave ku dikur rritej me bollëk. Për shkak të kësaj situate, Duri i Brazilit gjendet në listën e IUCN (International Union for Conservation of Nature – Bashkimi Ndërkombëtar për Mbrojtjen e Natyrës) si një specie e rrezikuar.

PDF Magazine

Prill

READ MORE

NEW MAGAZINE