DYMBËDHJETË APOSTUJT NË VIKTORIA, AUSTRALI

 

Dymbëdhjetë Apostujt janë një koleksion i pirgjeve të gurëve gëlqeror në bregdetin e Parkut Kombëtar të Portit Campbell, në Viktoria, Australi. Afërsia e tyre me njëri-tjetrin e ka kthyer këtë lokacion në një atraksion turistik.

 

Një prej apostujve është shembur

Shtatë nga tetë pirgjet origjinale që shihen nga pika vrojtuese e Dymbëdhjetë Apostujve vazhdojnë të qëndrojnë pasi që njëri prej tyre u shemb në vitin 2005. Ndonëse, duhet theksuar që të Dymbëdhjetë Apostujt kurrë nuk kanë mundur të shihen nga pika vrojtuese e tyre. Po ashtu, pirgje të tjera të cilat nuk konsiderohen pjesë e grupit të Apostujve gjenden më në perëndim të këtij parku kombëtar.

Erozioni – ky artist mbresëlënës

Njësia e gurit gëlqeror nga e cila janë formuar Dymbëdhjetë Apostujt njihet si Guri Gëlqeror i Portit Campbell, dhe ai është depozituar në mesin ose fundin e periudhës së miocenit, 15 deri në 5 milionë vjet më parë.

 

Dymbëdhjetë Apostujt janë krijuar nga erozioni. Moti i ashpër dhe ekstrem që vjen nga Oqeani Jugor e ka gërryer gradualisht gurin e butë gëlqeror duke krijuar shpella në shkëmbinj, të cilat më pas shndërrohen në harqe dhe që me kalimin e kohës harqet shemben duke lënë pas tyre pirgje të gurëve deri në 50 metra të lartë.

Krijimi i pirgjeve nuk ka përfunduar

Edhe pirgjet vazhdojnë të gërryhen nga valët. Në vitin 2005 një pirg 50 metra i lartë u shemb. Për shkak të erozionit të shkëmbinjve nga valët e detit, shkëmbinjtë kryesor në bregdet pritet që të shndërrohen në pirgje të reja të gurit gëlqeror në të ardhmen.

PDF Magazine

Mars

READ MORE

NEW MAGAZINE