EDUKATORËT E RINJ PËR EDUKIM MË TË MIRË

Ditë më parë organizata jo qeveritare PEN (Peer Educators Network) përmes llogarisë së tyre në Facebook bëri të ditur se ka filluar afati për aplikim për trajnimin e tyre më të ri “Peer to Peer Education” që do të organizohet në kuadër të projektit Young Educators for Better Education (Edukatorët e Rinj për Edukim më të Mirë). Në ftesën e tyre për pjesëmarrje në këtë trajnim, PEN thekson se ky trajnim iu dedikohet të gjithë atyre që dëshirojnë të bëhen aleatë për ndryshime pozitive në sistemin e edukimit në Kosovë.

 

PEN bën të ditur se të gjithë kandidatët e përzgjedhur do të jenë të përfshirë në projekt si “Edukator të Rinj”, dhe do të certifikohen nga platforma Kosovo Volunteers, e cila është e akredituar nga MKRS, kurse koha e kaluar në kuadër të këtij projekti do të numërohet si punë praktike dhe vullnetare.

 

Më tej në njoftimin e PEN thuhet se Roli i Edukatorëve të Rinj dhe qëllimi i këtij trajnimi është që t’i fuqizojë të rinjtë dhe të rejat që të bëhen aleat ose agjent/e social/e për përmirësimin e edukimit bazik, të ndihmojnë në përmirësimin dhe fuqizimin në fushën akademike dhe shoqërore të nxënësve të shkollave fillore në 7 komuna të Kosovës, të rrisë të menduarit kritik, të përmirësojë orientimin në karrierë, shkrimin dhe leximin mediatik, organizimin e fushatave dhe avokimin. Njëherit, ky trajnim do të synojë që të adresojë tema si barazia gjinore, luftimin e mujshimit (bullying), të drejtat e njeriut dhe kthimin e ideve tona në nisma dhe fushata për TË adresuar probleme të ndryshme në shoqëri.

 

Gjithnjë, sipas PEN, Edukatorët e Rinj që do të jenë përfitues direkt do të kalojnë në tri faza:

 

Faza e parë

Organizimi i kampit rezidencial, ku Edukatorët e Rinj do të trajnohen përmes metodologjisë së Peer to Peer Education.

 

Faza e dytë

Edukatorët e  Rinj do të angazhohen si trajner në 20 shkolla në 7 komuna të Kosovës, nën asistencën e stafit të projektit.

 

Faza e tretë

Edukatorët e Rinj do t’i ndihmojnë nxënësit e shkollave fillore që të organizojnë fushata ose iniciativa në 20 shkolla, nën asistencën e stafit të projektit.

 

Afati i fundit për aplikim për t’u bërë pjesë e këtij trajnimi është 10.08.2020. Të rinjtë dhe të rejat që janë të interesuar/a të aplikojnë duhet të jenë nga 18 deri në 24 vjeçar dhe nga komunat në vijim: Gjilan, Podujevë, Obiliq, Shtime dhe Prizren. Kurse së shpejti do të hapet afati i aplikimit për të rinjtë/rejat nga komuna e Prishtinës dhe Gjakovës.

 

Në fund të postimit të tyre, PEN i fton të gjithë të interesuarit që të aplikojnë duke e mbushur formularin që gjendet në këtë adresë: https://docs.google.com/forms/d/e/1FAIpQLSdo-njXDCa3ZN7GaLpzOfPpmV0GHIgJhb9R02Eu38Kvt4ocuw/viewform?usp=sf_link.

 

 

Young Educators for Better Education është projekt i cili zbatohet nga PEN – Peer Educators Network dhe mbështetet nga GIZ Kosovo.

PDF Magazine

Mars

READ MORE

NEW MAGAZINE