FAKTE ARGËTUESE SHKENCORE

 

Truri i njeriut i përthith 11 milionë copëza informacione në çdo sekondë, mirëpo ai është i vetëdijshëm për vetëm 40 prej tyre.

 

Nëse do të mund të ndërtonim një tunel që e përshkon Tokën tejpërtej, dhe do të hidheshim në të, do të duheshin saktësisht 42 minuta dhe 12 sekonda për të dalë në anën tjetër.

 

Një re kumulus mesatare peshon sa pothuajse 80 elefantë.

 

Një vetëtimë e vetme përmban energji të mjaftueshme për të përgatitur 100.000 copa të tostit.

 

Gorillat dhe patatet i kanë dy kromozome më shumë se sa njerëzit.

 

Pështymna e njeriut e përmban një ilaç kundër dhimbjes që quhet opiorfin (opiorphin) i cili është gjashtë herë më i fuqishëm se sa morfina.

 

Lëkura e një njeriu me jetëgjatësi mesatare ndërrohet tërësisht 900 herë.

 

Ajri në një dhomë me madhësi mesatare peshon rreth 50 kilogramë.

 

Nëse do të mund të vozitnim me makinë deri në gjithësi, do të na duhej rreth një orë e gjysmë për të arritur atje.

 

Llava mund të rrjedh po aq shpejt sa edhe mund të vrapojë një zagar i hirtë (greyhound).

 

Një qelizë e kuqe e gjakut mund të përshkojë tërë trupin për vetëm 20 sekonda.

PDF Magazine

Prill

READ MORE

NEW MAGAZINE