FAKTE INTERESANTE PËR GJËRA TË NDRYSHME

 

  • Një herë kompania McDonald’s ka përgatitur brokoli me shijen e çamçakëzëve. Qëllimi i kësaj ideje ishte që të nxiteshin fëmijët që të hanin ushqime të shëndetshme. Sidoqoftë, fëmijët që i shijuan këta brokoli me shije të çamçakëzëve nuk ishin tejet të kënaqur.

 

  • Skocezët i kanë hiq më pak se 421 fjalë për dëborën. Disa prej tyre janë: “sneesl”, “feefle” dhe “feuchter”.

 

  • Mburoja e armadilit u bën ballë plumbave. Një njeri në Teksas ka tentuar që të gjuajë me armë këtë kafshë. Mirëpo, plumbi u kthye nga mburoja e saj dhe e goditi atë në mjekër.

 

  • Xhepi i vogël në xhinset tuaja është i dedikuar për orët e xhepit.

 

  • Xhinset e para i kishin gjithsejtë katër xhepa. Një të vogël për orë, dy përpara dhe një mbrapa.

 

  • Një e katërta e sipërfaqes së Saharës është e mbuluar me rërë. Pjesa e saj më e madhe është e mbuluar me zhavorr. Përndryshe, Sahara nuk është shkretëtira më e madhe në botë, ky epitet i takon Antarktikut.

 

  • Vetëm dy pjesë të trupit nuk reshtin së rrituri. Hunda dhe veshët vazhdojnë të rriten, edhe pasi që pjesa tjetër e trupit resht së rrituri. Gjithsesi, kjo nuk do të thotë se nëse këtu organe dëmtohen në ndonjë mënyrë ato do të rriten sërish.

 

  • Perandoria Britanike ka qenë mbretëria më e madhe në histori. Në kulmin e pushtetit të saj, gjatë viteve 1920, në kuadër të kësaj perandorie jetonte 23 për qind e popullsisë së mbarë botës.

 

  • Macet kanë më pakë gishta në shputat e pasme se sa në shputat e përparme. Në të përparmet ato i kanë pesë gishta, kurse në të pasmet vetëm katër. Shkencëtarët besojnë që ky konstrukt i ndihmon ato që të vrapojnë më shpejt.

 

  • Karroca e parë për bebe tërhiqej nga kafshët. Ishte William Kent. Një arkitekt i peizazheve, ai që shpiku karrocën e parë për bebe në vitin 1733, si dhuratë për beben e Dukës së Devonshirit. Duke qenë se kjo karrocë ishte tejet luksoze e veshur me ar dhe argjend ajo duhej të tërhiqej nga një poni i vogël.

 

  • NASA ua dërgon veglat e punës astronautëve përmes postës elektronike. dikur duheshin muaj dhe vite që veglat të arrinin nga Toka në stacionet e gjithësisë. Mirëpo, sot mjafton që atyre t’iu dërgohet dizajni i veglës përmes e-postës (mail), dhe më pas me ndihmën e printerëve 3D ato krijohen në stacion.
PDF Magazine

Prill

READ MORE

NEW MAGAZINE