FAKTE INTERESANTE PËR VINCENT VAN GOGH

16.10.2020

 

Vincent van Gogh, ishte një piktor post-impresionist me prejardhje holandeze dhe është një prej piktorëve më të mëdhenj post-impresionist, si dhe një prej piktorëve më të vlerësuar në përgjithësi.

 

Ai ishte i biri i një prifti protestant, e madje edhe ai vet ishte predikues për një kohë. Veprat e tij dallohen për bukurinë e tyre të ashpër, sinqeritetin emocional dhe ngjyrat e guximshme. Në vijim mund t’i lexoni disa fakte interesante për të.

 

Viti më i lumtur i jetës së tij ishte viti 1873, kur ai jetoi në Londër. Asokohe fitonte mirë si dhe u njoftua me Eugénie Loyer, me të cilën u dashurua.

 

Për më pak se 10 vjet ai i pikturoi gati 900 piktura.

 

Ai i shkroi edhe po aq letra, të cilat më së shumti ishin për vëllain e tij Theo.

 

Gjatë jetës së tij ai e shiti vetëm një pikturë: Vreshta e Kuqe (The Red Vineyard).

 

Edhe pse thuhet se ai e ka prerë veshin e tij, Van Gogh në fakt e a prerë vetëm pjesën e poshtme të laprës së veshit. Arsyeja nuk ishte dashuria, por një zënkë me mikun e tij Paul Gauguin. Ai e përjetësoi plagën e tij me një autoportret në të cilin shihet fasha në veshin e tij.

 

Pas krizës nervore, ai me vetë dëshirë u shtri në një institucion në Francë, në vitin 1888. Gjatë kësaj kohe ai e krijoi edhe kryeveprën e tij: Nata me Yje.

 

Më 27 korrik 1890 ai e qëlloi veten me armë. Dy ditë më vonë, ai vdiq nga infeksioni i plagës.

 

Në janar të vitit 1891, gjashtë muaj pas vdekjes së Van Gogh-ut, vdiq edhe vëllai i tij Theo. E veja e këtij të fundit Johanna van Gogh-Bonger, e trashëgoi koleksionin e madh të pikturave, vizatimeve dhe letrave të Vincent-it. Që atëherë, ajo e filloi misionin e saj për të promovuar punën e Van Gogh-ut, kryesisht duke i huazuar ato për ekspozitat e ndryshme. Për të treguar historinë e jetës së tij, në vitin 1914 ajo e botoi një përmbledhje të poezive të tij, dhe në vitin e njëjtë, ajo i transferoi mbetjet mortore të bashkëshortit të saj pranë varrit të Van Gogh-ut në Francë.

 

Pas vdekjes së Johanna-së, i biri i saj Vincent Vincent Willem van Gogh i trashëgoi veprat e xhaxhait të tij dhe në vitin 1973 e themeloi në Amsterdam Muzeun e van Gogh-ut.

NEW MAGAZINE