FAKTE INTERESANTE PËR YJET

26.06.2020

Gjatë netëve të kthjellëta nuk ka asgjë më të bukur se sa të shikosh yjet. Duke i vëzhguar ato ne mund të shohim shumë gjëra por, sa i njohim ne me të vërtetë yjet?

 

Kur e shikojmë qiellin ne i shohim yjet e vetmuara teksa shkëlqejnë. Mirëpo, ato që ne mendojmë se janë yje, në fakt, janë një grumbull i një numri të madh të yjeve. Për shkak të distancës së madhe, ne na duket se drita që e shohim – është një yll i vetëm, sepse kështu e perceptojmë me sytë tanë. Mirëpo, secili prej këtyre “yjeve” përbëhet nga dy sisteme (binare) yjore. Në vijim edhe disa fakte për yjet.

 

Yjet kanë faza jetësore

Sikurse çdo qenie tjetër organike edhe yjet kanë faza nëpër të cilat ato kalojnë. Në shumicën e rasteve procesi i tyre i zhvillimit dhe jetës përfundon me procesin e vdekjes, kur ylli shndërrohet në “xhuxh të bardhë”.

 

Kjo do të thotë se ylli e ka harxhuar gjithçka që i është duhur për procesin e fuzionit nuklear dhe është shndërruar në një masë që emiton dritë, dhe kur resht së emetuari dritë (venitet) – kjo ndodh përgjithmonë.

 

Jo të gjitha yjet kalojnë nëpër proceset e njëjta “gjatë jetës së tyre”

Në fakt, disa yje, sidomos ato masivet, në vend të venitjes e përfundojnë evolucionin e tyre me shpërthime masive kozmike të njohura si “Supernova”.

 

Yjet masive, i djegin të gjitha materiet e mbetura. Kjo bën që baraspesha në mes forcës shtytëse jashtë yllit dhe forcës tërheqëse gravitacionale nga vet masa e yllit të prishet. Kur kjo ndodh, forca shtytëse bie dhe bërthama fillon e tkurret për shkak të gravitetit duke e rritur dendësinë dhe temperaturën e saj.

 

Gjatë kësaj periudhe, në pamjen e jashtme trupi i yllit vazhdon të rritet dhe fryhet deri sa të arrij pikën kulmore që njihet me emrin super gjigant i kuq. Por, brenda në bërthamën e tyre tkurrja vazhdon deri kur për një mikrosekondë bërthama e yllit mund të arrijë temperaturën në miliarda gradë celsius dhe ylli më në fund fillon të shpërthejë si supernova.

 

Disa yje nuk fiken kurrë

Këto yje të cilat – në vend që të fiken – kalojnë nëpër procesin e degjenerimit quhen yje neutrone. Ato janë lehtë të dallueshme sepse përreth tyre përthyhet drita.

 

Në Rrugën e Qumështit ekzistojnë miliarda yje

Në Rrugën e Qumështit ekzistojnë 100-400 miliardë yje, dhe pothuajse të gjitha përbëhen nga substancat e njëjta të cilat janë krijuar gjatë Big Bengut (Shpërthimit të Madh).

 

Në mesin e tyre dielli është një prej yjeve më të mëdha mirëpo, në galaktikën tonë ka yje edhe mijëra herë më të mëdha.

 

Ylli më i madh i njohur në galaktikën tonë është VY Canis Majoris, i cili është rreth 2000 herë më i gjerë se dielli ynë. Me fjalë të tjera ky yll i zë rreth 9,3 miliardë diej në të.

 

Yjet më të mëdha janë më jetëshkurtrat.

 

Yjet më të pazakonshme janë xhuxhët e kuq por, ekzistojnë edhe yje të kaltra.

Varësisht nga ngjyra e yllit mund të përcaktohet përbërja, madhësia dhe të dhëna të tjera interesante për të.

 

Yjet më të ftohta janë të kuqet kurse, më të ngrohtat janë të kaltrat. Që të dyja këto lloje digjen me shpejtësinë e njëjtë.

 

Yjet nuk mund të dridhen edhe pse kështu na duket

Në fakt, dridhja është pasojë e kalimit të dritës nëpër atmosferën e tokës.

NEW MAGAZINE